Green Rural Deal

Green Rural Deal është një projekt i filluar në mes Balkan Green Foundation, Institutit Wuppertal, Germanwatch, Shoqatës Rajonale të Qeverisjes Lokale të Maqedonisë Perëndimore dhe Fondacionit BRE, me mbështetjen nga Iniciativa Evropiane për Klimën (EUKI) e Ministrisë Federale për Mjedisin, Ruajtjen e Natyrës dhe Sigurisë Bërthamore (BMU).

Objektivi i projektit është të zhvillojë kapacitete lokale për një tranzicion në një ekonomi me zero karbon në tre rajone të synuara: Maqedonia Perëndimore (Greqi), Kamenica (Kosovë) dhe Priboj (Serbia). Projekti synon të mbështesë dhe fuqizojë komunat në rajonet rurale në vendet e përmendura së bashku me komunat gjermane përmes ndërtimit të kapaciteteve lokale, mësimit nga kolegët dhe bashkë-krijimit të projekteve konkrete.

Gjatë implementimit, Green Rural Deal do të prodhojë rekomandime për secilin rajon të synuar dhe do të punojë me akterët kryesorë në secilin rajon për të krijuar strategji të qëndrueshme të projektit.

Green Rural Deal do të bashkojë akterët rajonal dhe lokal të ndryshme dhe nga fusha të ndryshme të politikave për:

  • Krijimin e së ardhmes së tyre
  • Sigurimin e një manuali për mbështetjen e rajoneve të tjera
  • Përditësimin e politikave që synojnë vendimmarrësit në nivelin kombëtar dhe evropian në një përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin për nevojat e rajoneve rurale.

RISE (Regional Incubator for Social Entrepreneurs)

RISE (Inkubatori Rajonal për Ndërmarrësit Social) mbështet të rinjtë në zhvillimin e ideve të tyre në biznese të qëndrueshme sociale. Programi i mbështetjes posaçërisht është zhvilluar dhe monitoruar nga konsortiumi I përbërë nga RYCO, GROUPE SOS Pulse, SEEYN, Institut français, dhe Franco-German Youth Office (FGYO). Balkan Green Foundation është një nga gjashtë inkubatorët lokalë përgjegjës për zbatimin e aktiviteteve të RISE brenda rajonit të Ballkanit Perëndimor

Objektivi i projektit është të adresojë një nevojë specifike dhe thelbësore në rajon në lidhje me kontekstin dhe historinë e tij aktuale: hapjen e hapësirave të reja të pajtimit për të rinjtë e Ballkanit Perëndimor përmes ndërmarrjes sociale. Projekti, për shkak të natyrës së tij shumë rajonale, do të tentojë të rrisë numrin e ndërveprimeve ndërkufitare rreth ndërmarrjes sociale gjatë 3 viteve të projektit dhe më pas.

  • Objektivi i parë specifik është pasurimi i kapacitetit të ekosistemit të ndërmarrjes sociale në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ky objektiv specifik u drejtohet strukturave lokale të mbështetjes (inkubatorët RISE) të cilët promovojnë projekte inovative dhe sociale dhe udhëheqës të projekteve.
  • Objektivi i dytë specifik është i lidhur me vetë natyrën e projektit: për të inkurajuar pajtimin përmes ndërmarrjes sociale, është e nevojshme të inkurajohet një kontekst i favorshëm për zhvillimin e projekteve ndërmarrëse. Rritja e ndërgjegjësimit për ndërmarrjen sociale në shoqëritë e Ballkanit Perëndimor është një element kryesor në zhvillimin e projektit dhe duhet të gjenerojë një komunitet dinamik dhe të informuar të ndërmarrësve të rinj socialë.