EMPOWER - ENGAGE - BUILD OWNERSHIP

Balkan Green Foundation (BGF) në bashkëpunim me Institutin për Politika Zhvillimore (INDEP), po zbatojnë një projekt tre vjeçar  "Empower - Engage - Build Ownership" i mbështetur nga Zyra e BE-së në Kosovë.

Objektivi i projektit është të mundësojë sektorin e shoqërisë civile të Kosovës të përmbushë rolin e tij në mjedisin demokratik duke vepruar si bashkëbisedues i pavarur, duke monitoruar institucionet publike, duke rritur përgjegjshmërinë dhe transparencën në zhvillimin e politikave dhe proceset e vendimmarrjes në lidhje me shqetësimet e komuniteteve dhe grupeve të shoqërisë civile në fushën e ruajtjes së mjedisit, energjisë së gjelbër dhe rritjes së qëndrueshme ekonomike.

Ndër tjera, qëllimet e projektit përfshijnë:

  • Rritje e aftësive dhe shkathtësive për shkëmbimin e informacionit të OShC-ve në monitorimin e politikave, avokimin dhe fushatat mbi përparësitë tematike të synuara;
  • Nxitja e pjesëmarrjes së OShC-ve në hartimin dhe zbatimin e politikave, avokimin dhe aktivitetet thelbësore përmes organizatave të financimit në tërë Kosovën;
  • Rritja e ndërgjegjësimit të qytetarëve për zhvillimin e qëndrueshëm në Kosovë përmes aktiviteteve mbështetëse që promovojnë veçanërisht ruajtjen e mjedisit, energjinë e gjelbër dhe rritjen e qëndrueshme ekonomike. Me pak fjalë, projekti synon të sigurojë mbështetje të vazhdueshme për institucionet publike dhe OSHC-të duke përfshirë aktivitete që promovojnë ruajtjen e mjedisit, ekonominë e gjelbër dhe rritjen e qëndrueshme ekonomike në tërë Kosovën; dhe njëkohësisht, të kontribuojë në rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve për zhvillimin e qëndrueshëm në Kosovë.

PROMOTING GREEN ENERGY IN KOSOVO

Projekti "Promovimi dhe mbështetja e përfshirjes së masave të efiçiencës së energjisë dhe burimeve të ripërtëritshme të energjisë në strukturën energjetike të Kosovës" financohet nga GIZ (Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit) dhe implementohet nga Balkan Green Foundation. 

Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të kontribuojë që publikut i gjerë dhe nëpunësit publik të kuptojnë më mirë përfitimet e sjella nga investimet në efiçiencën e energjisë dhe burimet e ripërtëritshme të energjisë në Kosovë; vetëdijësimi për rëndësinë dhe përfitimet konkrete të masave të efiçiencës së energjisë; kontribimi në përmirësimin dhe ndryshimin e sjelljes drejt shpenzimit të energjisë dhe kursimeve duke përdorur teknologji dhe masa të reja, të cilat do të arriteshin përmes masave të reja fiskale, administrative dhe politike të publikut.

Më specifikisht, objektivat e projektit janë:

  • Përparimin e dialogut publik, ndërgjegjësimin për rëndësinë e eficiencës së energjisë dhe kërkimin e mënyrave efektive për të promovuar eficiencën e energjisë dhe burimet e ripërtëritshme të energjisë, dhe në të njëjtën kohë avokon për rritjen e gjelbër.
  • Të avokojë për parimet e ekonomisë së gjelbër, kursimin e energjisë dhe përshpejtimin e miratimit të masave të politikave në strategjitë qeveritare, masat administrative dhe publikimet akademike.