SHNDËRRIMI I KONCEPTEVE INOVATIVE NË ZGJIDHJE TË FUQISHME

Për ne

Balkan Green Foundation (BGF) është një organizatë rajonale që promovon përparim gjithëpërfshirës dhe të barabartë brenda Ballkanit Perëndimor në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm.

Së bashku me organizatat e saj partnere, BGF vendos një fokus të fortë në avokimin e zgjidhjeve që promovojnë politikat e zhvillimit, të cilat janë në përputhje me zhvillimet më të fundit në botë, sfidat globale dhe agjendat kombëtare për integrimin në BE.

Nismat rajonale ndërmerren si baza të vazhdueshme për të përcjellë më tej angazhimin e BGF ndaj qëndrueshmërisë rajonale, duke siguruar forcimin dhe avancimin e politikave jetësore që prekin sektorët kryesorë, siç janë energjia, mjedisi dhe ekonomia.

BGF është pozicionuar me sukses si një partner kryesor strategjik për institucionet, organizatat dhe komunitetet rajonale dhe globale në promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm, shndërrimin e koncepteve inovative në zgjidhje të fuqishme dhe forcimin  e partneritetit rajonal dhe global. 

Stafi

Rinora Gojani

Menaxhere e Programeve dhe Operacioneve

Rinora Gojani është Menaxhere e Programeve dhe Operacioneve Balkan Green Foundation. Ajo ka një përvojë të gjerë pune në hulimtim, avokim, ngritje të kapaciteteve, angazhim të niveleve qytetare, mbledhje fondesh, dhe menaxhimin e projekteve të përqendruara në zhvillimin e qëndrueshëm, demokratizimin, politikën e Ballkanit Perëndimor dhe proceset e integrimit në BE. Rinora ka një diplomë Masteri në Politikë Evropiane, me fokus në politikën energjetike, nga Kolegji Universitar i Dublinit. Ajo ka një pasion për sportet në natyrë, në veçanti për çiklizmin, hiking, dhe ngjitje në gurë.

Doruntina Murati Gashi

Menaxhere e Financave

Doruntina Murati Gashi është Menaxhere e Financave për gati katër vite në BGF. Ajo është përgjegjëse për kontabilitetin dhe menaxhimin financiar të organizatës. Ajo gjithashtu është e përfshirë në raportime të drejtpërdrejta financiare për donatorë të shumtë dhe menaxhimin e auditimeve të jashtme. Përvojat e saj përfshijnë kontabilitetin, raportimin financiar, taksimin, pasqyrat financiare dhe ka njohuri për Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (SNRF). Doruntina ka një diplomë Bachelor në Bankë, Financa dhe Kontabilitet nga Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Ekonomisë. Gjatë kohës së lirë, ajo shijon ecjet në natyrë, gatimin dhe ka një pasion për dizajnin interior.

Fjolla Qorri

Hulumtuese

Fjolla Qorri është Hulumtuese në Balkan Green Foundation. Fjolla ka të përfunduar studimet e nivelit bachelor në Politikën Publike dhe Menaxhim në RIT Kosova si dhe Gjuhën dhe Letërsinë Frënge në Universitetin e Prishtinës.

Ajo ka dy vite përvojë në sektorin publik dhe ka qenë e angazhuar si hulumtuese në fushata të ndryshme elektorale lokale dhe kombëtare që kanë avokuar për politika të gjelbra. Ka publikuar tezën e saj “Psikologjia e votimit në Kosovë”. Pasionet e Fjollës përfshijnë shkencën e sjelljes, shahun dhe gjuhët e huaja.

Trim Doli

Koordinator i Projektit

Trimi Doli është Koordinator i Projektit në Balkan Green Foundation. Ka përfunduar studimet master në Tranzicionin Global të Energjisë dhe Qeverisje nga Centre International de Formation Européenne (CIFE) si dhe në Studime Ndërdisiplinore Evropiane nga Kolegji Evropian të fokusuara në politikat e energjisë së BE-së dhe Ballkanit Perendimor.

Trimi ka punuar si Zyrtar i Lartë në Koordinim të Politikave të Energjisë në Ministrine e Ekonomisë dhe ka përvojë në fushën e shoqërisë civile. Kohen e tij të lirë e kalon duke luajtur basketboll apo duke shëtitur në natyrë.

Dafina Goranci

Koordinatore e Projektit

Dafina Goranci është Koordinatore e Projekteve në Balkan Green Foundation. Përvoja e saj e punës mbi dhjetë vjeçare shtrihet në sektorët jo-fitimprurës dhe bankar, dhe përfshin role të ndryshme në menaxhimin e projekteve, mbledhje fondesh, barazi gjinore, aktivitet vullnetare dhe vlerësimin e riskut kreditor.

Pasioni i Dafinës për temat rreth Energjisë dhe Ndryshimeve Klimatike motivuan atë të ndjek studimet e Masterit në Energji dhe Ekonomiks si bursiste e Chevening pranë Universitetit Heriot-Watt. Projekti kërkimor i tezës së saj studijon ndikimin e Investemeve në Energjitë e Ripërtëritshme në zbutjen e Varfërisë Energjetike në Afriken Nën-Sahariane. Hobet e saj janë pilates, hiking dhe leximi.

Lirika Raça

Asistente e Projektit

Lirika Raça punon në pozitën Asistente e Projektit në kuadër të Balkan Green Foundation. Ajo përfundoi një praktikë në Iniciativën për Zhvillimin Bujqësor të Kosovës (IADK) dhe më vonë gjithashtu në Kurt Weiss Greenhouses Inc. në New York, SHBA. Po ashtu, Lirika është përfshirë në punë vullnetare brenda dhe jashtë Kosovës, dhe ka ndjekur trajnime të shumta në fushën e mjedisit, ndryshimeve klimatike, transformimit të konflikteve, ekoturizmit, mbrojtjes së natyrës dhe qeverisjes së internetit. Lirika ka një diplomë të dyfishtë AP dhe BA në Menaxhimin e Mjedisit dhe Bujqësisë nga Kolegji Universitar i Lillabelt dhe International Business College Mitrovica. Ajo është një ambientaliste e përkushtuar dhe shijon leximin, filmin dhe sporte të lidhura me natyrën si shëtitje, ngjitje dhe çiklizëm.

EGZONA ARUQAJ

Asistente e Komunikimit

Egzona Aruqaj është Asistente e Komunikimit në Balkan Green Foundation. Ajo ka tri vite eksperiencë pune në fushën e Marketingut dhe Organizatave Joqeveritare, me fokus kryesisht në përmirësimin e sistemit edukativ në Kosovë. Përveç kësaj, ajo ka qenë e përfshirë në punë vullnetare dhe ka ndjekur trajnime të shumta rreth të menduarit kritik, edukimit mediatik, marketingut dixhital dhe fuqizimit të komuniteteve të margjinalizuara. Egzona mbanë një diplomë të nivelit Bachelor në fushën e Sociologjisë nga Universiteti i Prishtinës. Nga aspekti i pasionit, asaj i pëlqen të njoh njerëz të rinj, bota e luleve, kafshët, arti dhe videolojërat.

ALBAN BYTYÇI

Zyrtar i IT-së

Alban Bytyqi mbanë pozitën Zyrtar i IT-së në Balkan Green Foundation. Ai ka më shumë se 14 vite eksperiencë në fushën e Informatikës dhe Teknologjisë, specifikisht në projekte që mbulojnë zhvillimet softuerike.

Albani ka përfunduar studimet e nivelit Bachelor në fushën e Shkencave Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës, si dhe është i certifikuar në CCNA nga Akademia Cisco Certified Network Associate. Për nga pasioni, ai pëlqen çiklimin dhe ngjitjet në natyrë.

Bordi

ASTRIT ISTREFI

Kryetari i Bordit

Astrit Istrefi është drejtori ekzekutiv i Balkan Forum, një organizatë që punon për të çuar përpara dialogun ndërkufitar dhe për të krijuar një vizion dhe agjendë të përbashkët rajonale për veprim bashkëpunues në Ballkan, bazuar në integrimin ekonomik, prosperitetin dhe paqen e qëndrueshme. Astrit ka mbi 20 vjet përvojë pune në parandalimin e konflikteve, ndërtimin e paqes dhe zhvillimin në kontekste të brishta dhe të prekura nga konfliktet, duke udhëhequr zhvillimin e strategjive dhe menaxhimin e programeve komplekse në Ballkanin Perëndimor, Azinë Qendrore, Kaukazin, Afganistanin, MB dhe SH.B.A. Ai ka punuar me Care International, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe Forum për Iniciativa Qytetare (FIQ) në Prishtinë, Kosovë; Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) në Kabul, Afganistan dhe Uashington DC, SHBA; dhe Saferworld në Londër, MB.

Ariadne Papagapitos

Anëtare e Bordit

Ariadne Papagapitos është Redaktore në Lighthouse Reports, një organizatë në fushën e gazetarisë me interes publik që drejton hetime komplekse dhe transnacionale. Para kësaj, ajo ishte konsulente e fondacioneve dhe OJQ-ve që punonin për migrimin e detyruar, drejtoreshë e programit të Ndërtimit të Paqes në Fondin Rockefeller Brothers dhe bashkë-themeluese dhe drejtoreshë e tregjeve të reja në Localized, një ndërmarrje sociale fillestare e fokusuar në mbylljen e hendekut të aftësive dhe punësimit për të rinjtë në tregjet në zhvillim.


 

Dardan Sejdiu

Anëtar i Bordit

Dardan Sejdiu aktualisht është i angazhuar si ligjërues i lëndës Menaxhimit të Zhvillimit në Universitetin e Londrës me drejtim akademik nga Shkolla e Londrës për Ekonomi dhe Shkenca Politike në Kolegjin Riinvest në Prishtinë.

Dardani ka mbi 10 vjet përvojë si politikan, duke shërbyer si nënkryetar i Prishtinës, deputet dhe kryetar i bordit drejtues të Pensionit Slloveno-Kosovar me rol kyç në menaxhimin e këtij fondi për mbarë Kosovën.

Ai ka një MBA nga IEDC – Bled School of Management, ka diplomuar në Administrim Biznesi dhe Shkenca Politike nga Universiteti Amerikan në Bullgari. Përveç kësaj, është anëtar i Fondit Gjerman Marshall të Shteteve të Bashkuara. Ai ka kryer gjithashtu një kurs të shkurtër, të specializuar për Komunikim dhe Diplomaci në École Nationale D’administration (ENA), në Paris, Francë.

LEILA BICAKCIC

Anëtare e Bordit

Leila Bičakčić është një nga anëtarët themeluese të organizatës, e cila është modeluar nga agjencitë mediatike jofitimprurëse të SHBA. Detyrat e saj përfshijnë menaxhim financiar dhe administrativ, bashkëpunim me donatorët, planifikim, dizajnim dhe koordinim të projekteve të implementuara nga CIN dhe raportim. Një fokus i veçantë i punës së saj është në gjetjen e modeleve të organizimit të qëndrueshëm dhe modeleve të reja të biznesit në kontekstin e BiH, kalimin nga media tradicionale në modele të reja dixhitale dhe konvergjenca e përmbajtjes mediatike. Si vendase nga Sarajeva, ajo studioi fizikë dhe ekonomi themelore në Universitetin e Sarajevës.

KNUD VÖCKING

Anëtar i Bordit

Që nga viti 2002, Knud Vocking punon si një aktivist në bankat shumëpalëshe të zhvillimit për OJQ-në gjermane Urgewald. Ai është një nga profesionistët më të dalluar të OJQ-ve në Bankën Botërore dhe institucione të tjera financiare si AIIB i udhëhequr nga Kinezët. Në shumë raste, ai ka shtypur me sukses politikën për të siguruar të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e mjedisit në projektet e financuara nga bankat shumëpalëshe të zhvillimit. Ai është një koordinator kryesor i rrjetit Evropian të OJQ-ve që shqyrton me kujdes institucionet financiare shumëpalëshe dhe i lidhur mirë me organizatat e shoqërisë civile në të gjithë botën.