BALKAN ENERGY PROSPECT

Balkan Energy Prospect është ndër mjetet e krijuara nga Balkan Green Foundation, me idenë për të përfaqësuar një platformë të hapur dhe informuese për zbulimin dhe analizimin e njohurive kryesore që theksojnë kapacitetet e secilit vend të Ballkanit Perëndimor përsa i përket sektorëve të tyre përkatës të energjisë.

Në fund të fundit, kjo platformë është hartuar me idenë për të ofruar një pasqyrim të shkurtër por gjithëpërfshirës të zhvillimeve në sektorin e energjisë në secilën nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, përkatësisht Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi dhe Serbi.

Platforma siguron një paraqitje vizuale të të dhënave, duke treguar që një qasje efikase në energji elektrike dhe lidhje e strategjive brenda rajonit të Ballkanit Perendimor do të drejtojë procesin e bashkëpunimit dhe do të jap kontribute rajonal drejt përparimit të sistemeve të tyre të energjisë, të udhëhequr nga angazhimet, detyrimet dhe objektivat e përbashkëta të Traktati i Komunitetit të Energjisë.

Me krijimin e bashkëpunimit dhe një infrastrukture të integruar energjetike mes njëri-tjetrit, vendet do të rrisin bashkëpunimin ndërkufitar dhe do të zhvillojnë projekte rajonale dhe do të ulin ekonominë e tyre të karbonit.

Si e tillë, kjo platformë siguron informacion të vlefshëm për gjashtë vende të BP-së në lidhje me teknologjitë e tyre të energjisë, sinergjitë e mundshme për një treg të ardhshëm të integruar të energjisë dhe kapacitetet për diversifikimin e energjisë brenda rajonit të BP.

EMPOWER - ENGAGE - BUILD OWNERSHIP

Balkan Green Foundation (BGF) në bashkëpunim me Institutin për Politika Zhvillimore (INDEP), po zbatojnë një projekt tre vjeçar  "Empower - Engage - Build Ownership" i mbështetur nga Zyra e BE-së në Kosovë.

Objektivi i projektit është të mundësojë sektorin e shoqërisë civile të Kosovës të përmbushë rolin e tij në mjedisin demokratik duke vepruar si bashkëbisedues i pavarur, duke monitoruar institucionet publike, duke rritur përgjegjshmërinë dhe transparencën në zhvillimin e politikave dhe proceset e vendimmarrjes në lidhje me shqetësimet e komuniteteve dhe grupeve të shoqërisë civile në fushën e ruajtjes së mjedisit, energjisë së gjelbër dhe rritjes së qëndrueshme ekonomike.

Ndër tjera, qëllimet e projektit përfshijnë:

  • Rritje e aftësive dhe shkathtësive për shkëmbimin e informacionit të OShC-ve në monitorimin e politikave, avokimin dhe fushatat mbi përparësitë tematike të synuara;
  • Nxitja e pjesëmarrjes së OShC-ve në hartimin dhe zbatimin e politikave, avokimin dhe aktivitetet thelbësore përmes organizatave të financimit në tërë Kosovën;
  • Rritja e ndërgjegjësimit të qytetarëve për zhvillimin e qëndrueshëm në Kosovë përmes aktiviteteve mbështetëse që promovojnë veçanërisht ruajtjen e mjedisit, energjinë e gjelbër dhe rritjen e qëndrueshme ekonomike. Me pak fjalë, projekti synon të sigurojë mbështetje të vazhdueshme për institucionet publike dhe OSHC-të duke përfshirë aktivitete që promovojnë ruajtjen e mjedisit, ekonominë e gjelbër dhe rritjen e qëndrueshme ekonomike në tërë Kosovën; dhe njëkohësisht, të kontribuojë në rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve për zhvillimin e qëndrueshëm në Kosovë.

GREEN CROSS

"KAPËRCIMI I GJELBËR - Drejt Ekonomive Lokale të Gjelbërta me investime të mençura" është financuar nga Bashkimi Evropian dhe implementohet nga Balkan Green Foundation, Qendra EDEN / EDEN Center, Komuna e Hasit dhe Komuna e Klinës.

Projekti zbatohet për një periudhë prej 40 muajsh në: Shqipëri, Komuna Has dhe Kosovë, Komuna e Klinës dhe synon të kontribuojë në rritje të përgjithshme të qëndrueshme ekonomike në rajonin ndërkufitar duke mundësuar kalimin e komunave në ekonominë e qëndrueshme të gjelbër përmes  politikës së integruar, investimet e zgjuara publike dhe zhvillimi i kapaciteteve.

Akteret në Komunën Has dhe Klinë luan një rol të rëndësishëm jo vetëm si përfitues i drejtpërdrejtë, por edhe në zbatimin e suksesshëm të projektit. Ky projekt është nën Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar (CBC) për Mjedisi midis Shqipërisë dhe Kosovës.

OBJEKTIVI I PËRGJITHSHËM:

  • Të kontribuojë për një rritje të përgjithshme të qëndrueshme ekonomike në rajonin ndërkufitar duke mundësuar kalimin e komunave në ekonominë e gjelbër të qëndrueshëm përmes politikës së integruar, investimeve të zgjuara publike dhe zhvillimit të kapaciteteve.

OBJEKTIVAT SPECIFIKE:

  • Të nxisë rritjen e qëndrueshme të të ardhurave komunale duke përafruar politikat lokale me parimet e ekonomisë së gjelbër për të rritur efikasitetin e burimeve, dhe duke investuar në projekte të inteligjente të energjisë së gjelbër për të siguruar kosto të ulët dhe qasje në energji elektrike jo ndotëse dhe me cilësi të mirë për popullatën e zonave urbane dhe rurale në komunat Has dhe Klinë.
  • Për të rritur kapacitetet dhe për të stimuluar ekonominë e gjelbër dhe sipërmarrjen, bujqësinë e qëndrueshme dhe praktikat e gjelbërta në publikun e gjerë dhe palët e ndryshme si çelës për potencialet ekoturistike dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të zonës ndërkufitare.

RISE (Regional Incubator for Social Entrepreneurs)

RISE (Inkubatori Rajonal për Ndërmarrësit Social) mbështet të rinjtë në zhvillimin e ideve të tyre në biznese të qëndrueshme sociale. Programi i mbështetjes posaçërisht është zhvilluar dhe monitoruar nga konsortiumi I përbërë nga RYCO, GROUPE SOS Pulse, SEEYN, Institut français, dhe Franco-German Youth Office (FGYO). Balkan Green Foundation është një nga gjashtë inkubatorët lokalë përgjegjës për zbatimin e aktiviteteve të RISE brenda rajonit të Ballkanit Perëndimor

Objektivi i projektit është të adresojë një nevojë specifike dhe thelbësore në rajon në lidhje me kontekstin dhe historinë e tij aktuale: hapjen e hapësirave të reja të pajtimit për të rinjtë e Ballkanit Perëndimor përmes ndërmarrjes sociale. Projekti, për shkak të natyrës së tij shumë rajonale, do të tentojë të rrisë numrin e ndërveprimeve ndërkufitare rreth ndërmarrjes sociale gjatë 3 viteve të projektit dhe më pas.

  • Objektivi i parë specifik është pasurimi i kapacitetit të ekosistemit të ndërmarrjes sociale në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ky objektiv specifik u drejtohet strukturave lokale të mbështetjes (inkubatorët RISE) të cilët promovojnë projekte inovative dhe sociale dhe udhëheqës të projekteve.
  • Objektivi i dytë specifik është i lidhur me vetë natyrën e projektit: për të inkurajuar pajtimin përmes ndërmarrjes sociale, është e nevojshme të inkurajohet një kontekst i favorshëm për zhvillimin e projekteve ndërmarrëse. Rritja e ndërgjegjësimit për ndërmarrjen sociale në shoqëritë e Ballkanit Perëndimor është një element kryesor në zhvillimin e projektit dhe duhet të gjenerojë një komunitet dinamik dhe të informuar të ndërmarrësve të rinj socialë.

MULTI-ACTOR PARTNERSHIP (MAP)

Germanwatch dhe Balkan Green Foundation (BGF) së bashku filluan iniciativën e planifikimit të Projektit të Multi-Actor Partnership (MAP) i cili adreson tranzicionin e sistemit energjetik të Kosovës, dhe veçanërisht sistemin e tij të energjisë elektrike, drejt një gjendjeje më të qëndrueshme, duke rritur prezencën e energjisë së ripërtëritshme dhe përmirësimin e efikasitetit të energjisë lokale, - çështje urgjente me pasoja direkte dhe indirekte ekonomike, ekologjike, shëndetësore dhe ndërtimi i paqes për 1,8 milion qytetarë të Kosovës, si dhe rajoneve fqinje.

Projekti në mënyrë efektive do të nxisë një partneritet lokal me shumë aktorë si një mjet ideal për të krijuar rezonancë dhe mbështetje nga aktorët kryesorë lokalë, për të zhvilluar vizionin e tyre për një tranzicion të qëndrueshëm të energjisë si një projekt i përbashkët shoqëror. Për më tepër, projekti synon të transferojë njohuritë në mes të aktorëve kryesorë vendorë dhe përçues të tjerë të njohurive nga e gjithë Evropa, në mënyrë që t'i mundësojë Kosovës të aplikoj mësimet e marra në zbatimin e tranzicioneve të qëndrueshme të energjisë dhe të integrojë masat e ndryshimit të klimës në politika, strategji dhe planifikim kombëtar.

Grupi i synuar i projektit përfshin të gjitha palët relevante në hartimin, zbatimin dhe ekzekutimin e një tranzicioni të qëndrueshëm të energjisë në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor: Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC), Qeveria, sektori privat, komunat lokale, media dhe studentë të universiteteve. Projekti është efektiv për zhvillim sepse një furnizim me energji elektrike, i sigurt, i pranueshëm nga shoqëria dhe i qëndrueshëm me energji elektrike është në zemër të çdo zhvillimi ekonomik afatgjatë dhe specifik për Kosovën është aspekti i ndërtimit të paqes për të siguruar një sistem funksional të energjisë elektrike.

Për më tepër, projekti do të kërkojë të investojë në zhvillimin e kapaciteteve lokale dhe pilot projekte që do të vazhdojnë gjatë kornizës kohore të projektit. Në fund të fundit, janë qytetarët e Kosovës ata që synojnë të përfitojnë përmes projektit në planin afatgjatë, përmes efekteve pozitive direkte dhe indirekte ekonomike dhe shëndetësore të një tranzicioni të qëndrueshëm të energjisë.