MULTI-ACTOR PARTNERSHIP (MAP)

Germanwatch dhe Balkan Green Foundation (BGF) së bashku filluan iniciativën e planifikimit të Projektit të Multi-Actor Partnership (MAP) i cili adreson tranzicionin e sistemit energjetik të Kosovës, dhe veçanërisht sistemin e tij të energjisë elektrike, drejt një gjendjeje më të qëndrueshme, duke rritur prezencën e energjisë së ripërtëritshme dhe përmirësimin e efikasitetit të energjisë lokale, - çështje urgjente me pasoja direkte dhe indirekte ekonomike, ekologjike, shëndetësore dhe ndërtimi i paqes për 1,8 milion qytetarë të Kosovës, si dhe rajoneve fqinje.

Projekti në mënyrë efektive do të nxisë një partneritet lokal me shumë aktorë si një mjet ideal për të krijuar rezonancë dhe mbështetje nga aktorët kryesorë lokalë, për të zhvilluar vizionin e tyre për një tranzicion të qëndrueshëm të energjisë si një projekt i përbashkët shoqëror. Për më tepër, projekti synon të transferojë njohuritë në mes të aktorëve kryesorë vendorë dhe përçues të tjerë të njohurive nga e gjithë Evropa, në mënyrë që t'i mundësojë Kosovës të aplikoj mësimet e marra në zbatimin e tranzicioneve të qëndrueshme të energjisë dhe të integrojë masat e ndryshimit të klimës në politika, strategji dhe planifikim kombëtar.

Grupi i synuar i projektit përfshin të gjitha palët relevante në hartimin, zbatimin dhe ekzekutimin e një tranzicioni të qëndrueshëm të energjisë në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor: Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC), Qeveria, sektori privat, komunat lokale, media dhe studentë të universiteteve. Projekti është efektiv për zhvillim sepse një furnizim me energji elektrike, i sigurt, i pranueshëm nga shoqëria dhe i qëndrueshëm me energji elektrike është në zemër të çdo zhvillimi ekonomik afatgjatë dhe specifik për Kosovën është aspekti i ndërtimit të paqes për të siguruar një sistem funksional të energjisë elektrike.

Për më tepër, projekti do të kërkojë të investojë në zhvillimin e kapaciteteve lokale dhe pilot projekte që do të vazhdojnë gjatë kornizës kohore të projektit. Në fund të fundit, janë qytetarët e Kosovës ata që synojnë të përfitojnë përmes projektit në planin afatgjatë, përmes efekteve pozitive direkte dhe indirekte ekonomike dhe shëndetësore të një tranzicioni të qëndrueshëm të energjisë.