
Helmi i Prishtinës që po na bën të vuajmë për çdo frymëmarrje
Helmi i Prishtinës që po na bën të vuajmë për çdo frymëmarrje Një mëngjes dimri në Prishtinë shpesh nis nën një qiell të rëndë dhe gri, ku ajri ndihet i rëndë dhe çdo...
Paris, Francë - Nga data 6 - 10 shkurt, Balkan Green Foundation mori pjesë në vizitën e parë studimore të organizuar në kuadër të RISE - Inkubatori Rajonal për Sipërmarrësit Socialë. Vizita mblodhi menaxherët e projektit të 6 inkubatorëve lokalë nga Ballkani Perëndimor, duke u ofruar atyre mundësinë për t'u takuar dhe ndërvepruar me aktorë kryesorë në fushën e Sipërmarrjes Sociale në Francë. Përveç kësaj, ngjarja shërbeu u dha hapësirë inkubatorëve lokalë që të shtjellojnë objektivat e projektit pë të sigururuar përgatitje edhe më të mirë për zbatimin e aktiviteteve të ardhshme që synojnë të përmirësojnë ekosistemin e sipërmarrjes sociale në rajon.
Në kuadër të këtij eventi pesë-ditor, ekipi menaxhues i RISE arriten të:
Më tej, inkubatorët lokal patën mundësinë të eksplorojnë fushën e sipërmarrjes sociale në Francë përmes musafirëve prezent që ndanë historitë e tyre frymëzuese, duke vazhduar me një vizitë në një nga sipërmarrjet e cila që përfshin stilie etike të modës, bizhuteri, aksesorë, dekorim shtëpie dhe etikë. kozmetikë të prodhuar në mënyrë të qëndrueshme.
Aktivitetet e Inkubatorit Lokal - RISE po zbatohen nga gjashtë aktorë nga rajoni: Balkan Green Foundation (Kosovë); ARNO (Maqedonia e Veriut); Nešto Više (Bosnjë dhe Hercegovinë); Smart Kolektiv (Serbi); IPC Tehnopolis (Mali i Zi); dhe Yunus Social Business Balkans (Shqipëri).
Konsorciumi dhe Mbështetësit - Ky projekt mbështetet nga Agence Française de Développement, Bashkimi Evropian dhe Zyra Rajonale e Bashkëpunimit Rinor dhe është zhvilluar dhe monitoruar nga Konsorciumi i përbërë nga RYCO, PULSE, SEEYN dhe OFAJ DFJW.
Për të mësuar më shumë rreth RISE - Inkubatori Rajonal për Sipërmarrësit Socialë, klikoni këtu.