Takimi Final në kuadër të projektit Green Rural Deal në Berlin

21 November 2022

Berlin, Gjermani - Më 10 nëntor, Balkan Green Foundation (BGF) mori pjesë në takimin final të organizuar në kuadër të projektit “Green Rural Deal - Strategji për një tranzicion të qëndrueshëm në rajonet rurale”. 

 Fjolla Qorri, Hulumtuese në BGF, prezantoi një instrument të krijuar nga BGF për vlerësimin e politikave dhe krahasimin e tyre me kornizën e qëndrueshmërisë së Agjendës së Gjelbër. Të pranishëm në këtë takim ishin edhe kryetarët e komunës së Kamenicës dhe Maqedonisë Perëndimore, përfaqësues nga Kancelaria e North Rhine- Westphalia, partnerë të projektit dhe ekspertë në zhvillim të qëndrueshëm. 

Projekti “Green Rural Deal - Strategjitë e Tranzicionit të Qëndrueshëm dhe të zgjuar për Komunat Rurale” mbështetet nga Ministria Federale për Mjedisin, Natyrën, Ruajtjen, Ndërtesat dhe Sigurinë Bërthamore dhe është një iniciativë ndërmjet Balkan Green Foundation, Wuppertal Institut për Klimë, Mjedisin dhe Energji, Germanwatch e.V, Shoqata Rajonale e Pushtetit Lokal të Maqedonisë Perëndimore dhe Fondacioni RES.