BGF organizoi ciklin e tretë të punëtorive “Procesi i të menduarit për dizajnim” në kuadër të projektit RISE

27 July 2022

Përgjatë datave 20, 21 dhe 26 korrik, Balkan Green Foundation (BGF) realizoi ciklin e tretë të punëtorive mbi “Procesin e të menduarit për dizajnim”.  Pjesëmarrës në punëtori ishin të rinjtë nga mosha 16-28 vjet, të interesuar në fushën e ndërmarrësisë dhe për të krijuar një impakt pozitiv në shoqëri. 

Ky cikël i punëtorive përmbajti tri sesione, dy prej të cilave u fokusuan në “Identifikimin e Problemit” me qëllim që të ju ndihmojë pjesëmarrësve në identifikimin e problemit në komunitetin ku jetojnë, duke analizuar dhe akterët kryesorë që përfshihen në ekzistencën dhe zgjidhjen e këtij problemi. Punëtoria e tretë u përqendrua tek  “Ideimit dhe Prototipizimit” ku  të rinjtë vazhduan punën e tyre nga punëtoria e “Identifikimit të Problemit”, duke punuar në ideimin e zgjidhjes së problemit të identifikuar, dhe prototipizimit të kësaj ide si iniciativë shoqërore, ndërmarrje shoqërore apo aktivitet joformal.

Më specifikisht, pjesëmarrësit u aftësuan në: 1) Rëndësinë e të menduarit për dizajnimin e prototipit; 2) Si të mendohet jashtë kornizës; 3) Pesë hapat e procesit të menduarit të dizajnimit; si dhe 4) Krijimin e protitipit dhe implementimi i tij.

Këto aktivitete organizohen në kuadër të projektit RISE - Inkubatori Rajonal për Sipërmarrësit Socialë, i cili synon të përgatisë të rinjtë për t'i kthyer idetë e tyre në ndërmarrje të suksesshme sociale.

Aktivitetet e projektit “RISE - Regional Incubator for Social Entrepreneurs” implementohen nga gjashtë inkubatorët rajonal të Ballkanit Perëndimor: Balkan Green Foundation, ARNO Nešto Više, SMart Kolektiv, Inovaciono preduzetnički centar Tehnopolis dhe Yunus Social Business Balkans.

Projekti është zhvilluar dhe monitorohet nga Regional Youth Cooperation Office - RYCO, PULSE Group , SEEYN, INSTITUT FRANÇAIS  and OFAJ DFJW.