BGF bashkë-organizues i diskutimit mbi mjesidin në DokuTalks

10 August 2021

Në kuadër të edicionit të 20 të Dokufest, Balkan Green Foundation ishte bashkë-organizues i panelit diskutues ‘Rëndësia e Aktivizmit Mjedisor’ ku u trajtuan dhe u diskutuan dinamikat sociale të ambientalizmit. Diskutimi bashkoi folës nga sektorë të ndryshëm, i cili kishte si synim paraqitjen e sfidave kryesore, si dhe domosdoshmëria për të bërë më shumë në rrugëtimin drejt një mjedisi të pastër dhe një të ardhme të qëndrueshme.

Drejtori Ekzekutiv i Balkan Green Foundation, Visar Azemi, njëherit edhe moderator i panelit në fjalë, tha se ndryshimet klimatike janë një realitet që po pëcjellin çdo ditë e më shumë edhe Kosovën. “Tani po përjetojmë pasojat e ngrohjes globale. Është në duart tona të sigurojmë një mjedis të shëndoshë dhe të përmirësojmë situatën aktuale, dhe kjo është e mundur duke theksuar rëndësinë e edukimit dhe rritjes së ndërgjegjësisë, bashkëpunimit ndër-sektorial, si dhe adaptimit të zbatimit të strukturave ligjore për mbrojtjen e mjedisit në Kosovë,” tha Azemi.

Pjesëtarët e panelit nga spektri i akademisë, biznesit, dhe aktivizmit qytetar u pajtuan se kanalizimi i veprimeve të përbashkëta lokale dhe rajonale janë tejet të rëndësishme për një mjedis të pastër, të shëndetshëm dhe të dekarbonizuar.