Trajnim ndërkufitar mbi 'Fushatën për mbrojtjen e mjedisit dhe avokimin publik'

29 June 2021

Has, Shqipëri - Më 29-30 Qershor, u mbajt trajnimi ndërkufitar "Fushata për mbrojtjen e mjedisit dhe avokimin publik" në Komunën e Hasit, me akterët lokal të Komunës së Hasit dhe Klinës. Objektivi kryesor ishte rritja e kapacitetit dhe ndërgjegjësimit për zhvillimin e një angazhimi të suksesshëm publik, dhe rritja e suksesit të avokimit dhe fushatave për mbrojtjen e vlerave natyrore të rajonit ndërkufitar në Shqipëri dhe Kosovë.

Trajnimi mbi fushatën e mbrojtjes së mjedisit dhe avokimin publik mblodhi anëtarët e njësive të qeverisjes vendore, OJQ-të nga rajoni ndërkufitar, përfaqësuesit e mediave lokale, përfaqësuesit e bizneseve të vogla, fermerët, etj. Ata u angazhuan në trajnime dhe në punë në grupe për të analizuar ndërlidhjen e përbashkët – identifikimin e problemeve të përbashkëta ndërkufitare, dhe çështjet kryesore mjedisore, dhe identifikimin e zgjidhjeve të qëndrueshme për adresimin e tyre përmes parimeve të avokimit publik.

Rëndësia e trajnimit në avokim dhe ndërtimin e kapaciteteve për anëtarët më aktivë të rajonit ndërkufitar mbetet në ndikimin e sjelljes së njerëzve përmes komunikimit si një nga shtyllat më thelbësore me efekte shumëzuese. Përdorimi i katalizatorëve lokalë që përfaqësojnë anëtarët më aktivë si akterë që shtyejnë para ndryshimet do të shërbejë si një kontribut shtesë i rëndësishëm në zgjidhjen e çështjeve ekzistuese mjedisore që janë problematike për komunitetet lokale. Tutje, ndryshimi i sjelljeve të njerëzve ndaj mjedisit, ndërtimi i besimit, bashkëpunimi dhe koordinimi i akterëve janë elementet kryesore në mënyrë që të arrihen efekte afatgjata për fushatën e mbrojtjes së mjedisit për ndikimin pozitiv mjedisor dhe ndryshimin e qëndrueshëm.

Gjatë ditëve të trajnimit, materialet promovuese të krijuara me material të ricikluar u shpërndanë për të promovuar konceptin e riciklimit. Këto përfshinin fletore të ricikluara, stilolapsa, çanta ngarkese të krijuara nga gratë artizanale.

Në të dy komunat do të mbahen edhe katër trajnime për bizneset, të rinjtë, mediat, qytetarët në përgjithësi, përfaqësuesit e komunave.

Ky trajnim është realizuar në kuadër të projektit ndërkufitar i financuar nga Bashkimi Evropian, IPA II, "KAPËRCIMI I GJELBËR - drejt ekonomive lokale të gjelbra me investime të mençura". Projekti implementohet nga Balkan Green Foundation në Kosovë dhe EDEN Center në Shqipëri me partnerët e saj qeveritarë lokalë të Klinës dhe Komunës së Hasit.