BGF pjesë e konferencës rajonale 'Ekonomia e Gjelbër dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm'

29 May 2021

Balkan Green Foundation ishte pjesë e konferencës rajonale "Ekonomia e Gjelbër dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm" - ku menaxheri i projektit, Besfort Kosova, prezantoi zbatimin e projektit ndërkufitar 'Kapërcimi i Gjelbër drejt Ekonomive Lokale me Investime të Zgjuara'.

Z. Kosova theksoi rëndësinë e projektit në përmirësimin e shërbimeve publike në komunat ku po implementohet projekti (Komuna e Hasit dhe Klinës), dhe përfitimet që projektet e tilla u sjellin vendeve nëse replikohen.

Ai vazhdoi duke nënvizuar domosdoshmërinë dhe vlerën e investimeve të mençura në përmirësimin e jetesës së komuniteteve, përfitimet që investimet e tilla sjellin për shëndetin,  mjedis të përmirësuar, rritjen e kursimet në fushën e energjisë dhe kostove komunale - që mund të përdoren për qëllime të tjera të dobishme.

Për më tepër, gjatë konferencës, u theksuan rezultatet praktike dhe rezultatet e projektit, përfshirë bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me Komunën e Hasit dhe Kline.

U dhanë rekomandime që të gjitha komunat në rajon duhet të rrisin buxhetin për konceptin e ekonomisë së gjelbër, të mbështesin projekte në këtë fushë dhe të miratojnë ligje dhe politika të përshtatshme për konceptet e ekonomisë së gjelbër pasi kjo është e ardhmja përfundimtare dhe e sigurt.

Kjo konferencë u organizua nga EDEN Center Albania, FORS Monteegro, Smart Kolektiv nga Serbia, Qendra për mbështetje dhe zhvillim nga B&H, EKO Svest nga Maqedonia dhe Associaton Slap nga Kroacia. Ky aktivitet vjen nga projekti "Ekonomia e Gjelbër për një Rajon të Avancuar", projekt i financuar nga BE.

Për të ndjekur konferencën, klikoni në linkun.