BGF Mblodhi Akterët Lokal të Klinës për Punën drejt Draftimit të Planit të Gjelbër të Veprimit

26 February 2021

Balkan Green Foundation po punon për zhvillimin e dy Planeve të Gjelbra të Veprimit për dy komuna (Klinë dhe Has), brenda kornizës së një projekti ndërkufitar "Kapërcimi i Gjelbër" i zbatuar në mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe mbështetur nga Bashkimi Evropian. 

Për të punuar në këtë drejtim, BGF mbajti dy punëtori në Komunën e Klinës për të mbledhur pikëpamjet e të gjithë akterëve lokal për hartimin e këtyre planeve të politikave, dhe për të eksploruar mundësitë e bashkëpunimit, vlerësuar burimet natyrore si dhe për të përfshirë përfitimet financiare të investimeve të gjelbra në qeverisjen lokale.

I pranishëm ishte Kryetari i Komunës së Klinës, Z. Zenun Elezaj, i cili përgëzoi punën e ekspertëve të përfshirë në proces, vetë projektin dhe rëndësinë që ka ky projekt ndërkufitar.

Përfaqësuesit e shoqërisë civile si dhe zyrtarët komunalë lokalë dhanë kontributin e tyre për hartimin e planit të veprimit, që është në të mirë të zhvillimit të ekonomive lokale si dhe mjedisit duke mundësuar politika që janë të favorshme për zhvillimin e qëndrueshëm, të zbatuara për efiçiencën e energjisë.

Brenda këtij projekti, investimet parashikohet të ndodhin këtë vit, ku ndërtesat publike në Komunën e Klinës do të pajisen me panele diellore për të kursyer energji, llamba LED të brendshme dhe të jashtme, pajisje termike diellore dhe pajisje të tjera të efiçiencës së energjisë për kurisme energjetike dhe për kontribuim drejt një mjedisi më të shëndetshëm për popullatën lokale.

Për më shumë, si një komponent i rëndësishëm i këtij projekti, u diskutuan kursimet e mundshme nga investimet që burojnë nga projekti, si dhe qëndrueshmëria e veprimtarisë dhe qëllimi i përgjithshëm për të promovuar komunën e Klinës si një model të ekonomisë së qëndrueshme dhe të gjelbër.

Kursimet nga investimet të cilat janë parashikuar me projektin për të arritur një ulje prej 30% të faturave të energjisë do të kanalizohen drejt projekteve të gjelbra të qëndrueshme në komunën e Klinës në të ardhmen.