BGF mbështet 2 Skuadra Fituese nën Skemën e Programit të Inovacionit Shoqëror

24 February 2021

Balkan Green Foundation, në kuadër të projektit rajonal RISE, mbështeti 2 ekipe fituese nga gara e organizuar për të implementuar idetë e tyre të ndërmarrësisë sociale.

Pas muajsh përgatitjesh dhe punës sfiduese, sesione te mentorimit dhe traijnimit mbi bizneset sociale si dhe një-në-një seanca te trajnimit, dje, më 23 shkurt, ekipet prezantuan idetë e tyre përpara jurisë së pavarur e cila përbëhej nga zyrtarë të qeverisë, përfaqësues të bankave, qendra inovacioni dhe organizata rajonale të cilët dhanë kontributin e tyre në zgjedhjen e ekipeve fituese.

Nga 6 skuadrat, të cilat ishin pjesë e programit dhe trajnimeve, dy ekipet fituese ishin: Mia Handmade Bags (transformimi i mbetjeve të pëlhurave të mobiljeve në produkte tërheqëse dhe unike) dhe Kompostopia (promovimin e praktikës së kompostimit dhe kontribimit në zvogëlimin e mbeturinave).

Këto përpjekje mbështesin punën e shume-vjeçare të Balkan Green Foundation në fuqizimin e ndërmarrësve të rinj të gjelbër në realizimin e ideve të tyre të gjelbëra të biznesit përmes programit të inovacionit shoqëror, i cili është hartuar me qëllim të nxitjes së hapësirave të reja për pajtimin e të rinjve të Ballkanit përmes ndërmarrjes sociale, duke siguruar një kornizë dhe ndërtimin e kapaciteteve për bizneset për të gjetur suksesin e tyre në krijimin e një ndikimi pozitiv në Ballkanin Perëndimor. Për të mësuar më shumë rreth mundësive që BGF ofron në këtë drejtim, vizitoni faqen e Balkan Green Foundation dhe Balkan Green Ideas (një nga projektet rajonale të drejtuar nga BGF për ndërmarrsinë e gjelbër).