BGF pjesë e diskutimit në tryezë mbi Hidroenergjinë në Evropë

19 janar 2021

BGF morri pjesë në diskutimi në tryezë me temën "Sfidat mjedisore dhe socio-ekonomike të hidroenergjisë në Evropë: Përvoja e Organzatave Joqeveritare", organizuar nga Hydropower Europe. Tryeza e rrumbullakët mblodhi përfaqësues nga Organizata Joqeveritare të shquara nga e gjithë Evropa, me qellim të bashkonte të gjithë akterët të përfshirë në sektorin energjetik të hidrocentraleve për të siguruar kontributet për krijimin e një kornize politike gjithëpërfshirëse dhe përpjekjeve kërkimore drejt një sektori të qëndrueshëm dhe miqësor ndaj mjedisit hidroenergjitik në të ardhmen.

Gjatë ngjarjes, pjesemarresit ndanë ekspertizën dhe përvojën e tyre mbi sfidat mjedisore dhe socio-ekonomike në lidhje me hidroenergjinë në vendet dhe rajonet e tyre përkatëse.

Menaxheri i projektit të Balkan Green Foundation, Besfort Kosova, duke përshkruar situatën në rajonin e Ballkanit, renditi një seri sfidash në lidhje me sektorin e energjisë në këtë rajon, duke iu referuar çështjeve të hidrocentraleve dhe implikimeve të padëshirueshme në mjedisin, duke u përqëndruar në dëmet që vijnë nga hidrocentrale të vogla të paqëndrueshme.

Ndër të tjera z. Kosova deklaroi se "Balkan Green Foundation konsideron që hidrocentralet nuk duhet të ndërtohen në parqe natyrore dhe në zona të mbrojtura, ku ato dëmtojnë mjedisin, prishin komunitetet lokale dhe ka një ndikim të papërfillshëm në situatën e energjisë. Hidrocentralet duhet të ndërtohen vetëm në vendet e caktuara ku kriteret mjedisore lejojnë, pa dëmtuar komunitetet, dhe ku ato lejojnë një zhvillim të qëndrueshëm.”

Diskutimet përfunduan me shënimin se për t'u siguruar që hidroenergjia mund të jetë një katalizator i tranzicionit të energjisë në planin afatgjatë, të gjithë akterët duhet të bashkëpunojnë dhe të dëgjohen. Ata njëherazi deklaruan se këto diskutime mund të bëhen instrumente të realizimit për të çuar përpara avancimet e fushës së energjisë së gjelbër.