Përmbyllja e Edicionit të Tretë të KSDW

01 dhjetor 2020

Për vitin e tretë, Balkan Green Foundation ishte pjesë e ekipit organizues të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kosovës. Organizuar për herë të parë në 2018, KSDW vazhdon të jetë ngjarja më e madhe për zhvillimin e qëndrueshëm dhe mjedisin e organizuar në Kosovë.

Çdo vit, KSDW mbledh përfaqësues të sektorit publik dhe privat, shoqërisë civile, akademisë, komunitetit të donatorëve, iniciativave të qëndrueshmërisë dhe organizatave të zhvillimit nga Kosova dhe rajoni për të diskutuar gjendjen aktuale të zhvillimeve në lidhje me axhendën e zhvillimit të qëndrueshëm.

Për përmbylljen e edicionit të tretë të KSDW, të hënën më 30 nëntor 2020, në Televisionin Kanal10, Ministria e Ekonomisë dhe Mjedisit, Zyra e BE-së në Kosovë, GIZ, Balkan Green Foundation dhe INDEP, si partnerë kryesor të ngjarjes vjetore KSDW 2020 (Java e Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë) përmblodhën përmbajtjen dhe procesin e kësaj ngjarje të rëndësishme vjetore.

Mysafirët në studio dhe ata të lidhur direkt si Znj. Osmani, Ushtruese e Detyrës së Presidentes dhe Kryesuese e Parlamentit të Kosovës; Z. Szunyog, Përfaqësues Special i BE-së në Kosovë; Z. Rohde, Amabasador i Gjermanisë në Kosovë; Znj. Deva, Zëvendës Ministre e Ekonomisë dhe Mjedisit; Z. Oberhuber, Drejtor i Zyres së GIZ në Kosovë dhe Maqedoni Veriore; Z. Malsiu, Drejtor i Departamentit të Mbrojtjes së Mjedisit dhe Ujërave dhe Znj. Salihu, Kordinatore e Projektit në Balkan Green Foundation.

Gjatë diskutimit u ritheksuan rëndësia e ngjarjes KSDW, e cila është një platformë që mundëson bashkëpunim të parnterëve nga institucionet qendrore, lokale, shoqëria civile dhe partnerët ndërkombëtar,  për kordinim të përpjekjeve në adresimin e sfidave kryesore zhvillimore në Kosovë, si menaxhimi i mbeturinave dhe ekonomia qarkore, menaxhimi i ujërave, promovimi i energjisë së ripërtërishme, masave për efiçiencë të energjisë, ekonomia.

Ata gjithashtu nënvizuan nevojën për angazhim dhe përpjekje të vazhdueshme të përbashkët nga të gjithë aktorët në adresimin e sfidave të zhvillimit që vijnë nga kriza aktuale globale dhe shfrytëzimin e vrullit drejt një rigjenerimi të gjelbër ekonomik duke sjellë përpara rekomandimet që vijnë nga diskutimet panel të edicionit KSDW 2020.

KSDW 2020 u prit nga Qeveria e Kosovës, me respekt nga Ministria e Ekonomisë dhe Mjedisit, në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë / Përfaqësuesin Special të BE-së, Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH) në emër të Qeverisë Gjermane, Balkan Green Foundation (BGF) dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP).

Klikoni këtu për të parë Përmbledhjen e KSDW 2020