SHNDËRRIMIN E KONCEPTEVE INOVATIVE NË ZGJIDHJE TË FUQISHME

Pjesa më e madhe e vlerës së vullnetarizmit vjen nga spontaniteti i tij. Vullnetarizmi nuk është vetëm një mjet për të ndihmuar individët ose shkaqet sociale, është edhe një nxitje e madhe për ekonominë e këtij vendi që sjell përfitime shoqërisë në tërësi. 

Vullnetarizmi është shumë i dobishëm përmes së cilës secili ka mundësi të fitimit të përvojës të vlefshme të punës dhe të bëjnë hapat e parë drejtë zhvillimit të karierës së tyre.

Balkan Green Foundation synon të mbështesë një gamë të gjerë veprimesh vullnetare dhe TI si vullnetar, mund të përfitosh mundësi kontakti me akterë të ndryshëm, këshilla dhe informacione praktike që drejtpërdrejt kontribuojnë në ngritjen e njohurive dhe në zhvillimin e aftësive të reja! 

DETYRAT &
PËRGJEGJËSITË

  • Të shkruani analizë të politkave, artikuj dhe informata të shkurtra
  • Të mbledhni të dhëna, bëni hulumtime sekondare dhe analiza
  • Të intervistoni akterët
  • Të bëni prezantime në konferenca
  • Të komunikoni me qeverinë, akademinë / institucionet kërkimore, sektorin privat dhe OShC-të për çështje të zhvillimit të qëndrueshëm
  • Të zhvilloni propozimeve të projektit
  • Kontribuoni në zhvillimin e fushës së projektit në konsultim me palët e interesuara në fuqi, përfshirë aktorët e jashtëm
  • Menaxhoni dokumentacionin e projektit
  • Ju mund të zgjidhni të kontribuoni në një ose më shumë nga projektet e mëposhtme:

 

 

 

BALKAN ENERGY PROSPECT:

Balkan Energy Prospect është ndër mjetet e krijuara nga Balkan Green Foundation, me idenë për të përfaqësuar një platformë të hapur, të fuqishme dhe informuese për zbulimin dhe analizimin e njohurive kryesore që theksojnë kapacitetet e secilit vend të Ballkanit Perëndimor përsa i përket sektorëve të tyre përkatës të energjisë. Në fund të fundit, kjo platformë është hartuar me idenë për të ofruar një pasqyrim të shkurtër por gjithëpërfshirës të zhvillimeve në sektorin e energjisë në secilën nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, përkatësisht Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi dhe Serbi.

EMPOWER - ENGAGE - BUILD OWNERSHIP:

Balkan Green Foundation (BGF) në bashkëpunim me Institutin për Politika Zhvillimore (INDEP), po zbatojnë një projekt tre vjeçar “Empower – Engage – Build Ownership” i mbështetur nga Zyra e BE-së në Kosovë. Objektivi i projektit është të mundësojë sektorin e shoqërisë civile të Kosovës të përmbushë rolin e tij në mjedisin demokratik duke vepruar si bashkëbisedues i pavarur, duke monitoruar institucionet publike, duke rritur përgjegjshmërinë dhe transparencën në zhvillimin e politikave dhe proceset e vendimmarrjes në lidhje me shqetësimet e komuniteteve dhe grupeve të shoqërisë civile në zonen e ruajtjes së mjedisit, energjisë së gjelbër dhe rritjes së qëndrueshme ekonomike.

MULTI-ACTOR PARTNERSHIP:

Germanwatch dhe Balkan Green Foundation (BGF) së bashku filluan iniciativën e planifikimit të Projektit të Multi-Actor Partnership (MAP) i cili adreson tranzicionin e sistemit energjetik të Kosovës, dhe veçanërisht sistemin e tij të energjisë elektrike, drejt një gjendjeje më të qëndrueshme, duke rritur prezencën e energjisë së ripërtrirshme dhe përmirësimin e efikasitetit të energjisë lokale, - çështje urgjente me pasoja direkte dhe indirekte ekonomike, ekologjike, shëndetësore dhe ndërtimi i paqes për 1,8 milion qytetarë të Kosovës, si dhe rajoneve fqinje. Projekti në mënyrë efektive do të nxisë një partneritet lokal me shumë aktorë si një mjet ideal për të krijuar rezonancë dhe mbështetje nga aktorët kryesorë lokalë, për të zhvilluar vizionin e tyre për një tranzicion të qëndrueshëm të energjisë si një projekt i përbashkët shoqëror
 

KUALIFIKIMET

  • Diplomën Bachelor në shkencën e mjedisit, energjinë e qëndrueshme, politikën publike ose marrëdhëniet ndërkombëtare. Diploma master e preferuar
  • Përvojë përkatëse ose trajnim ekuivalent akademik
  • Njohuri mbi teknologjitë e energjisë së gjelbër, sistemet e energjisë dhe tregjet e energjisë
  • Aftësi të demonstruar në shkrim akademik 
  • Njohuri mbi strukturat e të dhënave dhe analitikën
  • Aftësi të shkëlqyera në komunikim, bashkëpunim, konsultim dhe organizim
  • Objektiviteti, kreativiteti dhe një frymë pioniere

SI TË APLIKONI

Ju lutemi dergoni një rezyme dhe një letër të shkurtër ku shpjegoni pse jeni të interesuar dhe si besoni se mund të ndihmoni organizatën tonë tek

info@balkangreenfoundation.org