Mbështetja e Bankës Botërore në projektin "Kosovo Green Action"

01 June 2023

Patëm kënaqësinë të mirëpresim në Prishtinë përfaqësues të Bankës Botërore në kuadër të projektit "Kosova Green Action" i cili ka qëllim për të përmirësuar llogaridhënien e institucioneve relevante publike të Kosovës në zbatimin e agjendës së gjelbër.

Aktivitieti "Misioni i mbështetjes së projektit" ishte takimi i parë personal për të njohur partnerët e projektit dhe për të diskutuar statusin e zbatimit dhe hapat e ardhshëm në projekt.

"Kosovo Green Action" mbështet nga Banka Botërore në kuadër të granteve të GPSA-së dhe implementohet nga Balkan Green Foundation në bashkëpunim me Lëvizjen Fol dhe Open Data Kosovo.