
Mbështetja e Bankës Botërore në projektin "Kosovo Green Action"
Patëm kënaqësinë të mirëpresim në Prishtinë përfaqësues të Bankës Botërore në kuadër të projektit "Kosova Green Action" i cili ka qëllim për të përmirësuar llogaridhënien e...
Berlin - Nga data 27-30 mars, Menaxherja e Programeve dhe Operacioneve të BGF, Rinora Gojani, mori pjesë në 'Dialogu i 9-të ndërkombëtar për Tranzicionin e Energjisë në Berlin (BETD 2023)' me temë 'Energiewende - Sigurimi i një Tranzicioni të Gjelbër'.
Ky forum paraqiti një takim ndërkombëtar në mes palëve të interesuara në sektorin e energjisë, duke përfshirë politikëbërës, ekspertë nga industri, shkenca dhe shoqëria civile, për të ndarë perspektivat dhe mendimet e tyre mbi një tranzicion global të energjisë të sigurtë, të volitshëm dhe ecologjikisht të përgjegjshëm. BETD 2023 ofroi një platformë të shkëlqyer për pjesëmarrësit për të u njohur me tranzicionin e energjisë në Gjermani dhe në atë nivel ndërkombëtar.
Përveç kësaj, Rinora kishte privilegjin të merr pjesë në ‘Darkën e Grave - Gratë për Tranzicionin e Energjisë’, të organizuar nga Qeveria Federale Gjermane. Darka e Grave synonte të promovonte rolin e grave në tranzicionin e energjisë duke ofruar një atmosferë për rrjetëzim informal dhe shkëmbim të njohurive midis aktorëve femër në sektorin e energjisë.
Eventi 'Dialogu i 9-të ndërkombëtar për Tranzicionin e Energjisë në Berlin' ishte një iniciativë e përbashkët e Federatës Gjermane të Energjisë Rinpërtrishme (BEE), Shoqatës Gjermane të Energjisë Diellore (BSW), Agjencisë Gjermane të Energjisë (dena) dhe eclareon, dhe u mbështet nga Qeveria Federale Gjermane.