Projekti i Veprimit të Gjelbër në Kosovë - Përmbledhje e planit të angazhimit të palëve të interesuara

13 December 2022

Objektivi i planit: Një Plan i Angazhimit të Palëve të Interesit (PAPI) për projektin e Veprimit të Gjelbër në Kosovë u përgatit nga Balkan Green Foundation, Lëvizja FOL dhe Open Data Kosovo në përputhje me Standardin Mjedisor dhe Social të Bankës Botërore për Angazhimin e Palëve të Interesit dhe Zbulimin e Informacionit (ESS10). Ai përcakton një program për angazhimin e palëve të interesuara, duke përfshirë zbulimin e informacionit publik dhe konsultimin, gjatë gjithë ciklit të projektit, përshkruan mënyrat në të cilat ekipi i projektit do të komunikojë me palët e interesuara dhe përfshin një mekanizëm me të cilin njerëzit mund të ngrenë shqetësime, të japin komente ose të paraqesin ankesat për projektin dhe çdo aktivitet që lidhet me të.

Përshkrimi i projektit: Projekti i Veprimit të Gjelbër për Kosovën synon të mbështesë qeverinë e Kosovës dhe palët e tjera kyçe të interesit për të përshpejtuar zbatimin e Agjendës së Gjelbër përmes aktiviteteve që përmirësojnë qasjen në informacion, llogaridhënien, transparencën dhe qeverisjen e mirë, fuqizojnë të rinjtë, si dhe nxisin veprimet për klimën

Mekanizmi i Ankesave: Mekanizmi i ankesave të projektit (MA) do të krijohet dhe do të organizohet brenda BGF. Anëtarët e komunitetit, ofruesit e shërbimeve, si dhe të gjithë punëtorët e projektit (duke përfshirë punëtorët e kontraktuar,  të tillë si punëtorët e ndërtimit të angazhuar në instalimet e paneleve solare) mund të ankohen për çdo problem që mund të hasin në lidhje me projektin (p.sh. situata e pafavorshme sociale ose mjedisore e shkaktuar nga projekti; çasje e kufizuar në shërbimet e projektit, etj.). Çdo ankesë mund të vihet në vëmendjen e MA-së duke plotësuar formularin e ankesës (Aneksi 1 i PAPI). Çdo lloj ankese mund të dorëzohet me postë, telefon, e-mail ose personalisht duke përdorur detajet e më poshtme të çasjes: 

Balkan Green Foundation

Për vëmendjen e MA-së të Projektit Kosovo Green Action 

Rr. Universiteti 36/2, Prishtina 10000, Kosovo

+383 49 728 019

info@balkangreenfoundation.org

Për të lëxuar dokumentin e plotë të përmbledhjes në gjuhën shqipe (klikoni këtu), në gjuhën angleze (klikoni këtu) ose në gjuhën serbe (klikoni këtu).

Lexo më shumë rreth "Planit për Angazhim të Palëve të Interesuara" në gjuhën shqipe (klikoni këtu), në gjuhën angleze (klikoni këtu) ose në gjuhën serbe (klikoni këtu).

Mirëpresim komentet nga Palët e Interesit, në cilendo formë të komunikimit, deri më datën 10 janar 2023.