Vizita studimore në kuadër të programit “Balkan Green Ideas”

13 November 2022

Balkan Green Foundation (BGF), në kuadër të programit të saj Balkan Green Ideas (BGI), organizoi akitvitetin “Vizitë studimore për mentorë dhe ndërmarrës”, e cila u realizua në Shqipëri nga 6 – 11 nëntor.

Pjesëmarrës në këtë vizitë ishin mentorë dhe ndërmarrës nga Ballkani Perëndimor, duke ju ofruar mundësi të njihen me afër me shembuj pozitiv të ndërmarrjeve sociale në Shqipëri, për të u njohur me rrugëtimin e tyre të zhvillimit të ndërmarrjeve si dhe për të shërbyer si mjet inspirues në hapat e mëtejshëm të zhvillimit të ndërmarrjes së tyre.

Vizita studimore e parë përfshiu dy ndërmarrje sociale të cilat veprojnë në qytetin e Beratit. Rinora Handmade, si ndërmarrje sociale fokusohet ne prodhimin e sfungjerëve natyral dhe të sapunëve artizanal, kurse Qukapiku – Lodra Edukative merret me prodhimin e lodrave nga druri, të krijuara në atë mënyrë që të stimulojnë zhvillimin e shëndetshëm të trurit të femiut.  Të dy ndërmarrjet sociale ishin pjesë e programit të Balkan Green Ideas 2020 dhe 2022, njëra duke u shpallë edhe fituese e grantit prej 5.000 dollarë.

Vizita e dytë u orientua tek qyteti i Tiranës, në ndërmarrjen sociale “Qendra për Edukim Kulinar”, qendër e cila merret me promovimin ushqimit tradicional dhe të produkteve lokale. Përveç kësaj, qendra zhvillon kurse intensive mbi kulinarinë dhe pastiçerinë për studentë, duke ofruar edhe mundësinë e punësimit. Ndërmarrja sociale “Pemla” ka fokus prodhimin e gjalpëve nga bajamet, arra dhe lajthia, duke përdorur përbërës lokal dhe ekzotik, me qëllim të zhvillimit të komuniteteve në zonat rurale.

Vizita e fundit u zhvillua në një ndër ndërmarrjet sociale të njohura në fushën e agroturizimit në Shqipëri, “Mrizi i Zanave”, e lokuar në Fishtë të Lezhës. Kjo ndërmarrje ka të punuësuar 100 punonjës që janë të përfshirë në të gjitha aspektet e prodhimit nga ferma, procesimit të ushqimit si dhe shërbimit në restaurant.

Përveç zhvillimit të vizitave tri ditorëshe, aktiviteti përfshiu edhe dy punëtori, njëra e fokusuar në ndarjen e përspektivave të tyre mbi potencialin e të rinjve në zhvillimin e ndërmarrjeve të gjelbra si dhe pozicionimin e tyre në këtë aspekt. Punëtoria e dytë dhe përmbyllëse e eventit, u përqendrua në ndarjen e mësimeve të mësuara përgjatë vizitës studimore si dhe rekomandimet e tyre të cilat do të kontribuojnë në zhvillimin e mëtejshëm të programit të Balkan Green Ideas.

“Vizita studimore për mentorë dhe ndërmarrës” u mbështet nga Erasmus Plus dhe nga Rockefeller Brothers Fund.