BGF pjesë e hapjes së Forumit të Shoqërisë Civile dhe Think Tankeve 2022

03 nëntor 2022

Berlin, Gjermani - Më 1 - 3 nëntor, Rinora Gojani, Menaxhere e Programeve dhe Operacioneve në Balkan Green Foundation (BGF), mori pjesë në Forumin e Shoqërisë Civile dhe Think Tank 2022 të Procesit të Berlinit, si reportere për rekomandimet mbi ndryshimet klimatike. 

Ky event organizohet nga Instituti Aspen në Gjermani dhe Shoqata e Evropës Juglindore me mbështetje nga Zyra e Jashtme Federale Gjermane. Eventi mblodhi më shumë se 100 përfaqësues të ndryshëm si grupe studimore, shoqëria civile dhe ekspertë të fushave përkatëse për të ofruar rekomandime mbi procesin e integrimit europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Disa nga rekomandimet që u miratuan në këtë forum në kuadër të Agjendës së Gjelbër dhe trajtimit të ndryshimeve klimatike drejtuar zyrtarëve qeverisës të rajonit përfshijnë: marrjen e masave konkrete për dekarbonizim në sektorët kyç si ngrohja, transporti dhe industria, largimin e barrierave administrative e ligjore për zhvillimin e BRE-ve, organizimin e fushatave të përbashkëta  vetëdijësuese si dhe intensifikimin e bashkëpunimit rajonal sa i përket interkonektivitetit dhe ndotjes ndërkufitare të ajrit.  Nga komuniteti ndërkombëtar dhe vendet e BE-së u kërkua krijimi i partneriteteve klimatike mes Gjermanisë dhe vendeve të BP6, si dhe rritja e mbështetjes për tranzicionin energjetik në rajon përmes asistencës teknike dhe transferit të njohurive. Për më tepër rekomandimet drejtuar shoqërisë civile dhe think-tankeve theksojnë nevojën për implementim të projekteve me qasje multidimensionale për trajtimin e impaktit të ndryshimeve klimatike, krijim të mekanizmave për regjistrim të të dhënave si dhe përdorim të mjeteve ligjore për t’i mbajtur të përgjegjshëm akterët relevant. 

Këto rekomandime u prezantuan në panelin e dytë të Forumit të Procesit të Berlinit, Shoqërisë Civile dhe Think Tankeve 2022 që është duke ndodhur në Berlin.

Pas nënshkrimit të marrëveshjës, Rinora së bashku me raportuesit e tjerë nga OSHC-të pjesëmarrëse të Ballkanit Perëndimor, u takuan me Liderët nga Ballkani dhe Europa ku prezentuan rekomandimet e politikave.