"Presim një dimër të ashpër" - EUKI

12 October 2022

Visar Azemi, Drejtor Ekzekutiv i Balkan Green Foundation, mori pjesë në Konferencën EUKI 2022 më 20 shtator në Berlin, Gjermani. Si panelist, Visari ndau rolin që ka luajtur financimi i EUKI në projektin EUKI "Green Rural Deal" i cili po zbatohet në Kamenicë, Kosovë.

Në intervistën e EUKI-t, Visari ka folur për atë se si po ndikon kriza energjetike në Kosovë, si po përballet vendi, pasojat dhe tema të tjera të ndryshme.

Ju ftojmë të lexoni intervistën e plotë duke klikuar këtu.

Projekti “Green Rural Deal - Strategjitë e Tranzicionit të Qëndrueshëm dhe të zgjuar për Komunat Rurale” mbështetet nga Ministria Federale për Mjedisin, Natyrën, Ruajtjen, Ndërtesat dhe Sigurinë Bërthamore dhe është një iniciativë ndërmjet Balkan Green Foundation, Wuppertal Institut për Klimë, Mjedisin dhe Energji, Germanwatch e.V, Shoqata Rajonale e Pushtetit Lokal të Maqedonisë Perëndimore dhe Fondacioni RES.