SHPALLEN FITUESIT E EDICIONIT TË 10-TË JUBILAR TË BALKAN GREEN IDEAS

28 October 2021

Sot ka përfunduar edicioni i 10-të jubilar i garës rajonale të Balkan Green Ideas.  Edicioni i këtj viti u organizua në Beograd të Serbisë, nga Balkan Green Foundation në bashkëpunim të ngushtë me organizatat partnere të shteteve pjesëmarrëse.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të mbajtur me 28 tetor 2021, janë prezantuar pesë çmime për ekipet fituese. Nga gjithsej 21 prezantime, fituesit u zgjodhën nga juria e pavarur, e cila përbëhej nga Andras Krolopp, Marina Queins dhe Teo Petricevic. Bazuar në prezantimet dhe dokumentacionin e ofruara nga ekipet para konkursit sikurse në edicionet e kaluara, ekipet kanë garuar në njërnën nga dy kategoritë e Balkan Green Ideas. Në kategorinë ”Green Concept Ideas Lot”, fituesit kanë garuar për çmimin prej $5.000. Ndërsa në kategorinë “Green Advanced Ideas Lot” gara është bërë për çmimin prej $10.000.

Fituesit e edicionit të10-të jubilar të garës rajonale të Balkan Green Ideas, në kategorinë Green Concept Ideas Lot (çmimi prej $5.000) janë:

1. O-Krug nga Maqedonia e Veriut

2. NewPen nga Serbia

3. Permeti's Yummy Treasures nga Shqipëria

Fituesit e edicionit të 10-të jubilar të garës rajonale të Balkan Green Ideas, në kategorinë Green Advanced Ideas Lot (çmimi prej $10.000) janë:

1. Paleovraha nga Greqia

2. The Botanic Project nga Kosova

Gjatë dy ditëve janë prezantuar 21 ide të gjelbra, inovative nga gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor dhe Greqia. Për shkak të situatës me pandeminë COVID-19, konkursi i këtij viti u organizua në format hybrid. Edhe pse pjesa më e madhe e prezantimeve të ideve dhe bizneseve u bënë me pjesëmarrjen fizike të konkurentëve në Beograd, kishte edhe disa ekipe të cilat morrën pjesë online përmes Zoom. Eventi u përmbyll me përzgjedhjen e pesë ideve të cilat rezonuan më mirë te juria, dhe duke u bazuar në ambicien e kandidatëve për të krijuar ndikime pozitive në mjedisin dhe komunitetin e tyre nëpërmjet sipërmarrjeve të tyre. 

Edicioni i sivjetshëm ishte i veçantë, pasi që përveç se u dha mundësi të gjithë pjesëmarrësve të prezantojnë inovacionet e tyre, gjithashtu shënon vitin e dhjetë të organizimit të Balkan Green Ideas, të njohur si Filantropia për Idetë e Gjelbra.

Për një dekadë të plotë, Balkan Green Ideas ka mbështetur krijimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të shumë ideve të suksesshme të sipërmarrësve në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Greqi-së. Ne në vazhdimësi eksplorojmë rolin e filantropisë në angazhimin e komuniteteve lokale për të krijuar ide sipërmarrëse të cilat përdorin burimet lokale dhe rigjallërojnë zinxhirët tradicionalë të prodhimit në zhdukje dhe tregjet e bazuara në komunitet. Balkan Green Ideas është lider në rajonin e Ballkanit Perëdimor dhe Greqisë për t’i nxitur këto komunitete të punojnë së bashku dhe të krijojnë një të ardhme më të mirë për të gjithë ata që jetojnë në rajon dhe përtej.

Balkan Green Ideas është projekt i Balkan Green Foundation, i cili organizohet çdo vit dhe mbështetet nga Rockefeller Brothers Fund Western Balkans Program, edicioni i këtij viti ka pasur gjithashtu mbështetjen e Erasmus+, Balkan Trust for Democracy dhe USAID. Balkan Green Ideas organizohet në bashkëpunim të ngushtë me partnerët tanë: Partners Albania for Change and Development nga Shqpëria, Mozaik Foundation nga Bosnia dhe Hercegovina, Green Ideas Greece (partneritet midis HumanRights360 dhe HIGGS) nga Greqia, LENS nga Kosova, Fund for Active Citizenship – fAKT nga Mali i Zi, ARNO nga Maqedonia e Veriut dhe Trag Foundation nga Serbia.

Nëse doni të dini më shumë në lidhje me projektin dhe konkursin Balkan Green Ideas, klikoni këtu.