Helmi i Prishtinës që po na bën të vuajmë për çdo frymëmarrje
Helmi i Prishtinës që po na bën të vuajmë për çdo frymëmarrje Një mëngjes dimri në Prishtinë shpesh nis nën një qiell të rëndë dhe gri, ku ajri ndihet i rëndë dhe çdo...
Balkan Green Foundation dhe Qendra EDEN, përmes projektit ndërkufitar të financuar nga BE-ja, Kapërcimi i Gjelbër, i zbatuar në Shqipëri (Komuna e Hasit) dhe Kosova (Komuna e Klinës), kanë filluar investime infrastrukturore në fushën e efiçencës së energjisë dhe energjisë së ripërtëritshme.
Në përputhje me objektivin e projektit për të çuar para avancimin drejt një strukture më të pastër energjetike dhe ekonomi të gjelbër, investimet do të kenë një dizajn dhe zbatim që prodhon një skemë financiare të vetë-qëndrueshme për të ndikuar dhe stimuluar veprimet shoqërore shumëzuese mbi inicimin e transformimit strukturor inteligjent / të mençur të bashkive.
Investimet përfshijnë pajisjen e ndërtesave publike në Komunën e Klinës dhe Hasit me panele diellore për kursimin e energjisë, llambat LED të brendshme dhe të jashtme, pajisje termike diellore dhe pajisje të tjera të efiçiencës së energjisë për ruajtjen e saj dhe kontributin në një mjedis më të shëndetshëm si dhe përmirësimin të jetesës së popullsisë lokale. Më konkretisht, në komunën e Klinës 70 kW Panele diellore dhe invertorë, 15 kW ngrohje diellore termike, 5 ngrohës uji, 800 drita LED të brendshme, 15 drita LED të jashtme, një rezervuar uji dhe 30 x 1,1 m3 kosha mbeturinash, ndërsa komuna Has 18 kW panele diellore për Has, 18 invertorë dhe 18 bateri, 650 drita LED të brendshme, 220 drita të jashtme dhe kosha mbeturinash 100 x 1,1 m3.
Një rezultat i rëndësishëm është që kostot e energjisë komunale pritet të ulen të paktën 30%, gjë që do të lejojë alokim më të mirë dhe më efikas të parave komunale. Komuna e Hasit tashmë ka marrë 220 drita LED të jashtme, dhe 650 drita të brendshme që zëvendësojnë llambat joefiçiente dhe ulin kostot e energjisë elektrike për komunën. Ndërsa panelet diellore dhe pajisjet e tjera nuk janë instaluar ende në Klinë dhe në komunën e Hasit dhe parashikohet të përfundojnë këtë vit.
Përmes këtij projekti, do të lansohen dy Plane të Gjelbra të Veprimit në përputhje me standardet e BE-së dhe të koordinuara për ndarjen e të njëjtit vizion ndërkufitar. Këto Plane të Veprimit të investimeve të gjelbra të mençura janë draftuar. Gjatë vitit 2021, Planet e Veprimit do të vihen për votim në asamblenë komunale, dhe kjo do të mundësojë që Plani i Veprimit të bëhet politikë lokale dhe të hyjë në fuqi. Kështu, arrihet përshpejtimi i zhvillimit të qëndrueshëm të Komunave të Hasit dhe Klinës.
Projekti po zbatohet nga Balkan Green Foundation (si partneri kryesor, me seli në Kosovë), Qendra EDEN (Shqipëri) dhe komunat e Hasit në Shqipëri dhe Klinë në Kosovë.