BGF pjesë e debatit mbi Cilësinë e Ajrit dhe Tranzicionin e Energjisë në Kosovë dhe Serbi

23 prill 2021

Menaxherja e Programeve dhe Operacioneve e Balkan Green Foundation, Rinora Gojani, mori pjesë në debatin ‘Cilësia e Ajrit dhe Tranzicioni i Energjisë në Kosovë dhe Serbi’ organizuar nga Friedrich-Ebert-Stiftung Prishtinë dhe Friedrich-Ebert-Stiftung Beograd.

Diskutimi bashkoi dy folës, Znj. Gojani dhe Z. Mirko Popoviç nga Instituti Rregullator i Energjisë së Ripërtëritshme dhe Mjedisit (RERI) në Beograd, në këtë debat ku qëllimi i diskutimit ishte të siguronte një përmbledhje të sfidave kryesore si dhe të prezantonte modalitetet e mundshme për zgjerimin e bashkëpunimit në trajtimin e çështjeve që rezultojnë nga ndotja e ajrit.

Gjatë debatit, të renditur si faktorë kryesorë kontribues në përkeqësimin e ndotjes së ajrit në Kosovë dhe Serbi, por edhe në rajon, ishin mbështetja e madhe në lëndët djegëse fosile në prodhimin e energjisë dhe ngrohjen e shtëpive dhe ndotjen e konsiderueshme në zonat urbane që e shkakton, si dhe mungesa e të dhënave dhe informacionit mbi cilësinë e ajrit.

Në mënyrë të njëtrajtshme, folësit nënvizuan se zvogëlimi i emetimeve të ndotësve të ajrit dhe gazrave serë është një përparësi e cila është e ndërlidhur fuqimisht me politikat ekzistuese të energjisë, transportit, ekonomisë dhe shëndetit, dhe se ndryshimi është i nevojshëm për të krijuar një bazë që do të çojë drejt avancimit dhe përmirësimit të gjendjes aktuale.

Ata gjithashtu nënvizuan mosrespektimin të detyrimeve të vendeve të rajonit nënshkruese të Traktatit të Komunitetit të Energjisë, por gjithashtu edhe mosrespektimin e legjislacioneve dhe politikave kombëtare që janë në favor të një tranzicioni drejt një mjedisi të shëndetshëm. Në lidhje me këtë, Znj. Gojani shënoi se ‘Këto korniza dhe skema ligjore nuk duhet të shihen si vetëm të detyrueshme ligjërisht, por edhe të domosdoshme për mirëqenien dhe jetesën e qytetarëve.’

Nevoja për bashkëpunim rajonal u theksua fuqishëm, pasi përpjekje të tilla të përqendruara në vizionin e përbashkët mund të shërbejnë si rrugë thelbësore drejt zhvillimit dhe përparimit të politikave që do të adresojnë çështjen e ndotjes së ajrit në Ballkan, por gjithashtu mbështesin angazhimin dhe përpjekjet si kushte të nevojshme për të përmbushur boshllëqet në lidhje me legjislacionin e BE-së në mënyrë që të përcaktohet progresi në këtë fushë dhe përfundimisht të arrihet integrimi në BE.

Znj. Gojani gjithashtu shënoi se kanalizimi i veprimeve të bashkuara nga sfera politike, vendimmarrësit, organizatat e shoqërisë civile, por edhe nga qytetarët janë krejtësisht të rëndësishme në transformimin në një rajon më të pastër, të shëndetshëm dhe të dekarbonizuar. Ajo nënvizoi punën e Balkan Green Foundation si dhe OShC-ve në përgjithësi në nxitjen e ndryshimit dhe krijimin e momentumit në avancimin e këtij vizioni, duke vepruar si urë midis qytetarëve dhe qeverisë.

Klikoni këtu për të shikuar debatin e plotë.