BGF mbledh akterët lokal të Komunës së Kamenicës për avancim drejt një Ekonomie me zero Karbon

31 mars 2021

Për përparimin e avancimin e praktikave zhvillimore për ambientin në zonat rurale, Balkan Green Foundation, në kuadër të projektit të ”Marrëveshjes Rurale të Gjelbër”, mbajti një punëtori me akterët lokalë të Komunës së Kamenicës. Punëtoria u mbajt me qëllim që të shtyejë para një dialog produktiv dhe ndërveprues mes akterëve relevant, kryesisht për përcaktimin e bazave dhe qëllimeve të përbashkëta drejt një tranzicioni të qëndrueshëm në Komunën e Kamenicës.

Punëtoria përfshiu përfaqësues të Komunës së Kamenicës, Ministrisë së Mjedisit dhe Ekonomisë, organizatave të shoqërisë civile, bizneseve, akterëve kombëtarë dhe rajonal, akademisë dhe agjencive lokale të zhvillimit.

Takimi filloi me fjalët hyrëse nga Rinora Gojani, Menaxhere e Programeve dhe Operacioneve në BGF, e cila theksoi rëndësinë e zhvillimit dhe zbatimit të politikave transformuese në rajonet rurale dhe krijimin e bazave për vendimmarrje për një zhvillim të qëndrueshëm.

Fjalimi u pasua nga një deklaratë nga Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, i cili shprehu gatishmërinë e Komunës për të çuar më tej këto përpjekje dhe për të vazhduar dhe avancuar infrastrukturat tashmë ekzistente të qëndrueshme drejt një ekonomie me zero-karbon.

Timon Wehnert nga Instituti Wuppertal për Klimën, Mjedisin dhe Energjinë (institut kërkimor për qëndrueshmëri dhe njëkohësisht partner nga Gjermania) nënvizoi frymën e projektit "Marrëveshja Rurale e Gjelbër" e cila bazohet në ndarjen e mësimeve dhe përvojave ndërkombëtarisht, duke sjellë përvojat e komunave të zhvilluara gjermane në Kosovë dhe rajone të tjera.

Pjesëmarrësit parashtruan një analizë të situatës aktuale në Komunën e Kamenicës së bashku me iniciativat për dekarbonizimin, sfidat drejt një tranzicioni në një ekonomi me zero karbon, veçanërisht nënvizimin e pikave të forta, të dobëta, rreziqeve dhe mundësive në Komunën e Kamenicës.

Si fusha të mundshme për ndërhyrje drejt ekonomisë zero-karbon, secili sektor dhe pjesëmarrësit dhanë kontributin dhe inputet e tyre në lidhje me treguesit social, ekonomik dhe mjedisor, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndër-sektorial.

Gjatë diskutimit, u dakorduan që veprimi i konsensusit, diskutimet dhe bashkëpunimet e bazuara mund të shërbejnë si rrugë thelbësore për drejtimin e progresit dhe dialogut të dobishëm që çon në politika domethënëse dhe ndryshime programore për të adresuar çështje të rëndësishme dhe për të kontribuar në hapjen e rrugës për një tranzicion të qëndrueshëm në Komunën e Kamenicës.

Projekti i Marrëveshjes Rurale të Gjelbër zbatohet nga Balkan Green Foundation (BGF) në bashkëpunim me Institutin Wuppertal dhe Germanwatch nga Gjermania - si dhe dy organizata energjetike dhe mjedisore nga Greqia dhe Serbia, po zbatojnë projektin e "Marrëveshjes Rurale të Gjelbër." Projekti mbështetet nga Iniciativa Evropiane për Klimën (EUKI) e Ministrisë Federale për Mjedisin, Ruajtjen e Natyrës dhe Sigurinë Bërthamore (BMU).