BGF pjesë e bisedës mjedisore 'A ka zgjidhje'

20 janar 2021

Sot, Menaxherja e Programeve dhe Operacioneve të BGF, Rinora Gojani, ishte pjesë e bisedës mjedisore "A ka zgjidhje?" organizuar nga Kolegji Riinvest.

Ligjerata bashkoi personalitete nga prejardhje të ndryshme, nga aktivistë deri te përfaqësues nga nivelet qeveritare, për të siguruar një pamje gjithëpërfshirëse mbi zhvillimet aktuale në fushën e qëndrueshmërisë në Kosovë.

Midis tyre ishte Mimoza Kusari Lila, Kryetare e Deputetëve të Gjelbër, e cila u përqëndrua në prezantimin e gjendjes aktuale të zbatimit të strukturave ligjore për mbrojtjen e mjedisit në Kosovë, dhe reformat e nevojshme që hedhin themelin e një zhvillimi që bazohet në parimet të zhvillimit të qëndrueshëm.

Perfaqesuese e BGF,  Rinora Gojani iu dha theks implikimeve negative të strukturës aktuale të burimeve të energjisë, ku mbështetja më e madhe (97%) është në dy termocentrale me qymyr, dhe shënon se efektet e saj në ndotjen e ajrit, mjedisit dhe shëndetit tonë janë jashtëzakonisht të dëmshme. “Kjo gjendje e trashëguar, kjo strukturë e tanishme e energjisë së bashku me ngrohjen, industrinë, sjelljet tona, transporti duhet të ndryshohen për të arritur zhvillim të qëndrueshëm gjithëpërfshirës. Është në duart tona dhe brezave e ardhshëm të shënojmë progres brenda sektorit të energjisë që do të sjellë një tranzicion të energjisë për një mjedis më të shëndetshëm dhe më të pastër, për ne dhe rajonin pasi ndotja nuk njeh kufij.” deklaroi Gojani

Për të përfaqësuar sektorin e biznesit, Nikki Murseli, udhëheqëse i programit dhe dizajnere në DYVO, thekson benfitet por edhe sfidat e riciklimit si biznes. Ajo theksoi se pavarësisht pengesave, përpjekjet e tilla, për nga ana e bizneseve, janë shumë të rëndësishme sepse ato janë pjesë esenciale për të arritur një zhvillim të qëndrueshëm.

Valbona Mustafa, aktiviste mjedisore, theksoi rëndësinë e aktivizmit si dhe rolin që secili person mund të luajë në mbrojtjen e mjedisit, ngritjen e zërit dhe përfshirjen në eliminimin e këtij zinxhiri dëmtimesh në natyrë. Mustafa deklaroi se "Ndryshimi fillon me ne. Së bashku dhe ne do të bëjmë një ndryshim përkundër të gjitha problemeve." Ajo gjithashtu i referohet aspektit ekonomik dhe mungesës së vlerësimit për ndikimin social dhe mjedisor.

Ligjerata përfundoi në një diskutim shumë të frytshëm, ku studentët duhet të bënin pyetjet e tyre mbi temën dhe të njiheshin më shumë me ngjarjet dhe mundësitë brenda kësaj fushe.