Samiti i Sofjes – Angazhimi i Shteteve të Ballkanit Perëndimor për Agjendën e Gjelbër dhe Tregun e Përbashkët Rajonal

11 November 2020

Balkan Green Foundation mirëpret nënshkrimin e dy Deklaratave në Samitin e Sofjes - Agjenda e Marrëveshjes së Gjelbër në mes gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, si dhe për deklarata për Treg të Përbashkët Rajonal. 

Këto arritje do të shërbejnë si katalizatorë drejt zhvillimit të qëndrueshëm rajonal dhe Tregut të Bashkimit Evropian. Marrëveshja e Gjelbër do të ketë një rol të rëndësishëm në fuqizimin e bazës për mbrojtjen e mjedisit, duke shtyer përpara vazhdimin e përpjekjeve të zhvillimit të qëndrueshëm, dekarbonizimin dhe tranzicionin e energjisë së pastër.

Menaxherja e Programeve dhe Operacioneve e Balkan Green Foundation, Rinora Gojani, theksoi se “Shoqëria civile ka qenë shumë aktive në nxitjen e bashkëpunimit rajonal në fushën e mjedisit, pra ne jemi të lumtur për deklaratën për Axhendën e Marrëveshjes së Gjelbër, pasi harmonizimi i përpjekjeve tona për mbrojtjen e mjedisit në këtë shkallë do të vendosë një themel të fortë për stabilitetin rajonal dhe rimëkëmbjen e gjelbër të ekonomisë. ”

Nismat e miratuara në Sofje bazohen në Samitin BE-Ballkan Perëndimor në Zagreb në maj 2020. Ato do të mbështeten nga Plani Ekonomik dhe i Investimeve për Ballkanin Perëndimor miratuar nga Komisioni Evropian më 6 Tetor 2020.