
Helmi i Prishtinës që po na bën të vuajmë për çdo frymëmarrje
Helmi i Prishtinës që po na bën të vuajmë për çdo frymëmarrje Një mëngjes dimri në Prishtinë shpesh nis nën një qiell të rëndë dhe gri, ku ajri ndihet i rëndë dhe çdo...
Balkan Green Foundation, në kuadër të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kosovës dhe projektit “Promovimi i Energjisë së Gjelbër në Kosovë” i financuar nga GIZ Kosova, ka organizuar ligjeratë mbi Sfidat dhe Mundësitë në Kosovë për Zhvillim të Qëndrueshëm.
Ligjerata u mbajt nga Menaxherja e Programeve dhe Operacioneve të BGF, Rinora Gojani, dhe u mbajt në bashkëpunim me RIT Kosovë. Studentët patën mundësinë të akordoheshin dhe të ndiqnin leksionin në internet, përveçse të ishin të pranishëm fizikisht.
Qëllimi ishte jo vetëm për të ndriçuar studentët mbi sfidat dhe pengesat për zhvillimin e qëndrueshëm në Kosovë, por gjithashtu edhe për rolin e shoqërisë civile në shtyrjen e çështjeve dhe trajtimin e sfidave brenda kësaj fushe.
Gjatë ligjeratës znj. Gojani shpalosi informata mbi mbi skemën energjetike të Kosovës dhe çështjet dhe potencialet për zhvillim brenda kësaj fushe. Me pothuajse të gjitha burimet e saj të energjisë që vijnë nga qymyri, ajo i dha theks të veçantë shëndetit dhe implikimeve mjedisore. "Eshtë koha që institucionet në Kosovë ta marrin seriozisht këtë problem" ka deklaruar znj. Gojani.
Ajo gjithashtu propozon një seri zgjidhjesh për një zhvillim të qëndrueshëm në Kosovë:
Ligjerata përfundoi me një diskutim shumë të frytshëm, ku studentët patën mundësinë të bënin pyetje mbi temën dhe të njiheshin më shumë me ngjarjet dhe mundësitë në këtë fushë.