
Helmi i Prishtinës që po na bën të vuajmë për çdo frymëmarrje
Helmi i Prishtinës që po na bën të vuajmë për çdo frymëmarrje Një mëngjes dimri në Prishtinë shpesh nis nën një qiell të rëndë dhe gri, ku ajri ndihet i rëndë dhe çdo...
Balkan Green Foundation si pjesë e Programit Rajonal Balkan Green Ideas po organizon për herë të parë Balkan Green Academy 2020/2021. Akademia do të përfshijë module brenda tre shtylla kryesore: politika, ekonomia dhe shoqëria, dhe do të lehtësojë diskutimin mbi çështjet aktuale që lidhen me zhvillimin e gjelbër të qëndrueshëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Akademia do të përdorë qasjen ndër-sektoriale dhe ndërdisiplinore, duke inkurajuar ndërtimin e thelluar të njohurive dhe në të njëjtën kohë do të kombinojë modulet që do të eksplorojnë perspektivën e politikës, qasjen ekonomike të biznesit dhe ndikimin shoqëror.
Qëllimet kryesore të Akademisë janë:
Balkan Green Academy është e ndarë në tre nën-seksione (e detyrueshme për të gjithë pjesëmarrësit):
Ne ofrojme:
Balkan Green Academy 2020/2021 është e hapur për pjesëmarrësit (kryesisht gra dhe burra të rinj nga zonat rurale dhe urbane që zotërojnë ose synojnë të krijojnë biznese të gjelbëra të vogla dhe të qëndrueshme), nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Greqia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Sërbia. Vendet janë të kufizuara vetëm në katër (4) pjesëmarrës për secilin vend. Pjesëmarrja në të tre nën-seksionet është e detyrueshme për të gjithë të pranishmit.
Gjuha e punës është anglisht. Afati është shtyer deri më 31 gusht, 23:59. Të gjithë aplikantëve u kërkohet të shprehin interesin e tyre dhe të plotësojnë formën e pjesëmarrjes KËTU. Komisioni zgjedhor i përbërë nga ekspertë / praktikues / trainer nga BP dhe Evropa do të rishikojnë aplikimet dhe të gjithë aplikantët e suksesshëm do të njoftohen për rezultatet deri më 18 shtator dhe u kërkohet që fillojnë me përgatitjet dhe leximin e literaturës së propozuar.