Balkan Green Foundation jep dy grante për projekte në fushën e energjisë së ripërtëritshme

23 January 2020

Balkan Green Foundation në kuader te projektit "MAP", në partneritet me Germanwatch, ka dhënë dy grante të mesme me vlerë 30,000 euro për zbatimin e dy modeleve të projekteve të energjisë së ripertrishme, konkretisht në energjinë solare.

OJQ Sy Sythi ’dhe kooperativa e fermerëve Bio Agro Tech’ janë zgjedhur si përfitues të këtyre dy granteve të mesme që do të fillojnë të zbatojnë projektet e tyre deri në vitin 2020 në fushat e energjisë solare, gjenerimin e energjisë nga të qëndrueshme dhe të riperterishem, si dhe në fushën e efikasitetit të energjisë, përmes pajisjeve që përdorin energjinë solare për të tharë produktet bujqësore.

Këto dy projekte - të njohura si 'projekte far' ose projekte model - kanë për qëllim të tregojnë se një tranzicion energjetik në Kosovë është i mundur dhe se potenciali për të shfrytëzuar energjinë e ripërtëritshme në shkallë të vogël është i mundshëm. Këto projekte synojnë gjithashtu të tregojnë se tranzicioni i energjisë është i mundur, duke sjellë rezultate të vlefshme qoftë në aspektet ekonomike, sociale apo mjedisore. Kjo, e kombinuar me faktin se është deshmuar praktikisht që përdorimi i potencialit të pakufizuar të energjisë së riperterishme është diçka reale, me përfitime praktike, por mbi të gjitha i përsëritshëm.

Këto dy grante janë dhënë në kuadër të MAP - Projektit të Partneritetit Multi Actor për një Tranzicion të Energjisë në Kosovë, një projekt ndërinstitucional me aktorë kryesorë të sistemit energjetik, i cili synon të përshpejtojë tranzicionin e energjisë në Kosovë dhe të ndihmojë në forcimin e rrugës drejt dekarbonizimit dhe rritjen e kapaciteteve të energjisë së ripeterishme të vendit.

Ky projekt zbatohet nga Balkan Green Foundation dhe Germanwatch, i mbështetur nga Global Engagement dhe i financuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.