Rëndësia e mbrojtjes së vlerave natyrore ndërkufitare të Shqipërisë dhe Kosovës u prezantua në një trajnim dyditor

01 November 2021

Një trajnim dyditor u mbajt më 28-29 tetor 2021 në Krumë-Has, mbi rëndësinë e vlerave natyrore të zonës ndërkufitare Kosovë – Shqipëri. Ky trajnim i ngritjes së kapaciteteve kishte fokusin në vlerat aktuale të biodiversitetit dhe rëndësinë e mbrojtjes së burimeve natyrore të zonës. Pjesëmarrës nga ana e Shqipërisë, ishin nga zona e Hasit, ndërsa nga ana e Kosovës, nga zona e Klinës, që u bashkuan për të diskutuar rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit të zonës ndërkufitare, e cila përfshinë specie të rëndësishme endemike dhe për tërë zonën që ka vlera të rëndësishme natyrore me potencial të madh ekonomik dhe që janë si parakusht për të zhvilluar turizmin, bujqësinë, pylltarinë, veprimtaritë mjekësore etj.

Trajnimi për zhvillimin e kapaciteteve mblodhi përfaqësues nga Komuna e Hasit, Kukësit, përfaqësues nga Klina, fermerë, aktivistë socialë, aktivistë mjedisorë, anëtarë të shoqërisë civile etj., të cilët bashkërisht diskutuan vlerat specifike të zonës ndërkufitare, në punë praktike në grup. Në trajnim u ngritën çështjet e zonës, u theksua rëndësia e ndërgjegjësimit dhe u diskutua rëndësia e mbrojtjes së natyrës. Gjithashtu u vunë në dukje dhe u diskutuan kërcënimet në lidhje me biodiversitetin, të tilla aktivitete si bujqësia, miniera, pylltaria. Kimikatet dhe insekticidet dhe pesticidet u diskutuan dhe si përdorimi i tyre futet në zinxhirin ushqimor dhe që në fund të fundit dëmton vet shëndetin e njeriut.

Trajnimi vazhdoi në ditën e dytë me një ditë pune praktike e cila përfshinte një vizitë në malin e Pashtrikut, ku u krye punë specifike mbi shembullin e biodiversitetit nga trajnimi i ekspertit. Kërcënimet ndaj biodiversitetit, bashkëpunimi ndërmjet palëve të interesit, mënyra konkrete se si të hartohen planet e veprimi për mbrojtjen e biodiversitetit dhe mjedisit u prezantuan para pjesëmarrësve në grupin e punës praktike.

Për më tepër, si rezultat i këtij trajnimi, do të zhvillohen manuale praktike udhëzuese për të ndihmuar njerëzit në zonën ndërkufitare të kenë dokumentacion praktik që mund t'i ndihmojë ata në kontributin e tyre në mbrojtjen e mjedisit dhe vlerësimin e vlerave natyrore të rajonit.

Ky trajnim është i treti nga pesë trajnimet për zhvillimin e kapaciteteve, që realizohet në kuadër të projektit ndërkufitar të financuar nga Bashkimi Evropian - IPA II "GREEN CROSS - drejt ekonomive të gjelbra lokale nëpërmjet investimeve inteligjente". Projekt i zbatuar nga Balkan Green Foundation në Kosovë dhe Qendra EDEN në Shqipëri me partnerët e saj në nivelin lokal Komuna e Klinës dhe Komuna e Hasit.