HAPET THIRRJA PËR RRUGËTIMIN RISE

26 August 2021

Balkan Green Foundation ka hapur Thirrjen për Aplikim për Rrugëtimin RISE (RISE Journey).

RISE Journey është një program i krijuar posaçërisht, falas për të marrë pjesë dhe do t'i ndihmojë të rinjtë të mësojnë, të rriten dhe të bëjnë një ndryshim në mjedisin e tyre. Të rinjtë e moshës 18-35 vjeç mund të aplikojnë për të qenë pjesë e RISE Journey me një ide, një zgjidhje inovative për një mënyrë të re dhe më të mirë për t'iu qasur arsimit, fuqizimit të grave, kulturës, zhvillimit rural, shëndetit ose punësimit në komunitetet e tyre.

Projekti RISE (Inkubatori Rajonal për Sipërmarrësit Social) beson se të rinjtë e Ballkanit Perëndimor janë të talentuar, plot ide novatore dhe të etur për t'i arritur ato. Kjo është arsyeja pse ne duam të mbështesim idetë e biznesit social që do ta bëjnë rajonin një vend më të mirë.

RISE Journey u siguron pjesëmarrësve mundësinë për të marrë pjesë në grante të veçanta të lëvizshmërisë dhe zhvillimit të biznesit në fazën e dytë të RISE Journey. Këto grante do t'i ndihmojnë të rinjtë të eksplorojnë praktikat rajonale të biznesit shoqëror dhe t'u japin atyre një shtytje financiare.

RISE Journey përbëhet nga dy faza:

1. Faza e Ideimit, e cila zgjat katër muaj dhe gjashtë deri në tetë ekipe pjesë e kësaj faze do të jetë pjesë e trajnimit, mentorimit dhe takimeve javore për të kthyer me sukses idenë e tyre të pazhvilluar në një ide të gatshme për të qenë pjesë e Fazës së Inkubacionit,

2. Faza e Inkubacionit, e cila zgjat gjashtë muaj. Dy ekipe nga Faza e Ideimit përparojnë në këtë fazë, duke marrë një grant prej 2,500,00 EURO, dhe duke vazhduar në një fazë më të avancuar të trajnimit, duke mentoruar dhe zhvilluar idenë e tyre në sipërmarrjen sociale që është gati të dalë në treg.

Thirrja për aplikim për RISE Journey është e hapur deri më 26 shtator 2021, ora 23:50. Duke klikuar këtu, mund të ju qaseni formës së aplikimit për RISE Journey.

Për të ju informuar më mirë për RISE Journey, ne do të organizojmë dy sesione informuese që do të i mbajmë përmes platformës Zoom. Sesioni i parë do të jetë më 14 shtator, ndërsa i dyti më 21 shtator. Aplikoni përmes këtij linku, për sesionin që i përshtatet më mirë agjendës suaj.

Për informacione më të detajuara në lidhje me RISE dhe RISE Journey, dhe për mundësinë e aplikimit në këtë thirrje, ju lutemi shikoni këtë dokument.