RERURAL

ReRURAL është një projekt i fokusuar në adresimin e varfërisë energjetike në zonat rurale të Evropës Juglindore duke theksuar rolin e tranzicionit të energjisë dhe komuniteteve të energjisë në gjetjen e zgjidhjeve. Objektivi parësor është rritja e kapaciteteve të institucioneve lokale, rajonale dhe kombëtare, publike dhe private. Qasja përfshin organizimin e seminareve, sesioneve trajnuese dhe takimeve, me theks të veçantë në angazhimin e të rinjve në dialog.

Rezultatet e projektit përfshijnë përpilimin e një mjeti gjithëpërfshirës, raporte informuese dhe një udhëzues praktik. Këto burime janë përpiluar posaçërisht për të përmirësuar të kuptuarit e varfërisë energjetike dhe për të adresuar sfidat që lidhen me të. 

Projekti mbështetet nga GIZ GmbH në kuadër të Iniciativës Evropiane për Klimën (EUKI), dhe zbatohet nga Balkan Green Foundation (Kosovë), Qendra SDEWES dhe Qyteti Gjurgjevac (Kroaci), RDA Green Carst (Slloveni) dhe LIR Evolution (Bosnje dhe Hercegovinë).

RenovAID

Mbështetja strukturore shumë-niveleshe për përmirësimin e efiçiencës së energjisë në ndërtesat në Kosovë dhe Shqipëri (RenovAID) është një projekt i mbështetur nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH në kuadër të Iniciativës Evropiane për Klimën (EUKI) të zbatuar nga WISE Europa në partneritet me Balkan Green Foundation, Instituti për Politikat Zhvillimore - INDEP, Milieukontakt Albania dhe Energiaklub Climate Policy Institute.

Kjo nismë 24-mujore synon të fuqizojë administratat publike në Kosovë dhe Shqipëri për të krijuar politika të efiçiencës së energjisë që jo vetëm të jenë të përshtatshme dhe praktike, por edhe të ndjekin standardet e BE-së. RenovAID promovon bashkëpunimin ndërsektorial midis administratave, bizneseve, OJQ-ve dhe qytetarëve për të forcuar përpjekjet për efiçencën e energjisë dhe për të përmirësuar shpërndarjen e njohurive. Për më tepër, projekti lehtëson zgjerimin e rinovimeve të ndërtesave duke i pajisur aktorët lokalë me ekspertizë.

Dekarbonizimi për Rezistencë Klimatike

"Dekarbonizimi për Rezistencë Klimatike" mbështet nga SMART Balkans dhe fokusohet tek sfidat me të cilat ballafaqohet Kosova në përballje me ndikimet e ndryshimeve klimatike, me theks të veçantë ato që ndërlidhen me siguri dhe stabilitet rajonal. Përmes kësaj iniciative, BGF synon të ofrohet mbështetje në politikbërje, fascilitim i dialogut ndërmjet akterëve kryesorë, si dhe ngritja e vetëdijes qytetare për rëndësinë e adaptimit dhe marrjes së masave kundër pasojave të ndryshimeve klimatike. 

Qëllimet e projektit: 

Qëllimi i përgjithshëm i projektit qëndron tek zvogëlimi i ndikimit të ndryshimeve klimatike sidomos në sektorët kyç për siguri dhe stabilitet në rajon përmes procesit të dekarbonizimit.  

  • OS1: Ofrimi i mbështetjes për institucioneve qeveritare për hartimin e politikave sektoriale sipas standardeve të BE-së. 
  • OS2: Ofrimi i platformave gjithëpërfshirëse për diskutim me akterët kryesorë për të influencuar politikat e mjedisit dhe klimës.
  • OS3: Ngritja e nivelit të ndërgjegjësimit të qytetarëve për ndikimin dhe efektin e ndryshimeve klimatike në sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

Transformimi i Energjisë dhe Dekarbonizimi në Ballkanin Perëndimor

“Transformimi i Energjisë dhe Dekarbonizimi në Ballkanin Perëndimor” është një projekt rajonal i financuar nga Ministria Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) dhe zbatohet nga Balkan Green Foundation në bashkëpunim me Germanwatch, Open School Belgrade dhe Eko-Svest.

Projekti synon të mbështesë vendet e Ballkanit Perëndimor, në veçanti Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, në përshpejtimin e tranzicionit të tyre energjetik dhe të dekarbonizimit. Kjo përfshin ndërtimin e rrjeteve të forta të shoqërisë civile në rajon, koordinim të ngushtë me akademinë dhe sektorin privat, që të mundësojë punën së bashku për reformat kombëtare dhe rajonale.

Projekti bashkon palët e interesuara kombëtare dhe lokale nga rajoni për:

  • Krijimin e dialogut vendor dhe ndërkufitar të shoqërisë civile për një tranzicion të drejtë social të energjisë në Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe Serbi, që ofron shtytje politike.
  • Sigurimi që propozimet e politikave klimatike nga shoqëria civile të kenë mbështetur zhvillimin e mëtejshëm të politikës kombëtare dhe rajonale të sektorit të energjisë dhe klimës.

Disa nga aktivitetet kryesore të projektit përfshijnë zhvillimin e kapaciteteve për OSHC-të lokale në sektorin e klimës; vizita studimore për vendimmarrësit dhe gazetarët; monitorimin e politikës lokale në sektorin e energjisë; dhënien e rekomandimeve për tranzicionin energjetik kombëtar dhe rajonal; dhe nxitjen e dialogut ndërmjet palëve të interesuara  përmes forumeve dhe ngjarjeve të diskutimit ndërkufitar.

Kosovo Green Action

Projekti "Kosovo Green Action" mbështetet financiarisht nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (Banka Botërore) përmes ofrimit të grantit të Partneritetit Global për Përgjegjësi Sociale (GPSA) dhe zbatohet nga Balkan Green Foundation (BGF) në bashkëpunim me Lëvizja FOL (FOL) dhe Open Data Kosovo (ODK).

Projekti angazhon palë të fushave të ndryshme në llogaridhënien sociale të përbashkët për prioritetet e lidhura me klimën dhe energjinë, të përshkruara në Agjendën e Gjelbër të miratuar nga BE për Ballkanin Perëndimor. Projekti përputhet me shtyllat kryesore të Agjendës së Gjelbër përmes aktiviteteve që përmirësojnë aksesin e palëve të interesuara në informacion, qeverisje të mirë, llogaridhënien dhe transparencën e institucioneve qeveritare dhe fuqizimin e të rinjve, duke nxitur veprimet kyçe për klimën.

Objektivat e përgjithshme

  • Zhvillimi i kapaciteteve qeveritare për të përmirësuar politikëbërjen e mbështetur nga të dhënat në përputhje me Agjendën e Gjelbër.
  • Nxitja e bashkëpunimit dhe dialogut ndërmjet institucioneve publike, OSHC-ve, mediave dhe qytetarëve për çështjet kyçe të Agjendës së Gjelbër.
  • Angazhimi i palëve të interesuara përmes mekanizmave të ndryshëm, duke përfshirë një platformë digjitale ndërvepruese dhe të drejtuar nga të dhënat për çështjet e lidhura me klimën/energjinë, e cila lehtëson aksesin në informacion dhe ndërveprimin të palëve të interesuara me entitetet qeveritare për angazhimet për klimën dhe energjinë.

Inkubatori Rajonal për Sipërmarrësit Socialë (RISE) Faza 2

Inkubatori Rajonal për Sipërmarrësit Socialë (RISE) Faza 2, është një vazhdimësi e projektit ' WB6 Lab', i cili synon të krijoj hapësira të reja pajtimi për të rinjtë e Ballkanit Perëndimor (Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi. dhe Serbisë) përmes sipërmarrjes sociale. Projekti zbatohet nga Balkan Green Foundation në bashkëpunim me Konsorciumin e përbërë nga GROUPE SOS Pulse, RYCO, SEEYN dhe Zyra Rinore Franko-Gjermane (FGYO), dhe mbështetet nga Agence Française de Développement, Programi Erasmus + dhe Zyra Rajonale për Bashkëpunimi Rinor (RYCO).

Projekti fokusohet në zbatimin e një programi rajonal të mbështetjes për idetë e sipërmarrjes sociale për të rinjtë. Programi përbëhet nga një fazë ideimi dhe një fazë inkubimi, duke synuar t'u mundësojë udhëheqësve të projektit të zhvillojnë zgjidhje inovative për sfidat me të cilat përballen komuniteti (et) e tyre. Përmes kësaj mënyre, programi fuqizon të rinjtë që të bëhen aktorë të ndryshimit brenda komunitetit(eve) të tyre duke zhvilluar zgjidhje me ndikim të lartë social dhe mjedisor dhe duke i përballur ata në shkallë rajonale. Programi zbatohet tri herë në tri cikle të quajtura “RISE Journeys”.

Gjatë projektit RISE, partnerët do të punojnë së bashku drejt ndërtimit të kapaciteteve të 6 inkubatorëve lokalë (ofruesit e AFP-së). Partnerët do të bashkëndërtojnë disa mjete dhe materiale novatore pedagogjike mbi sipërmarrjen sociale dhe ndërkulturën. Aktivitete për ngritjen e kapaciteteve do të organizohen për të përmirësuar njohuritë, aftësitë teknike dhe pedagogjike të trajnerëve të AFP-së dhe për t'u mundësuar atyre të regjistrojnë programe të cilësisë së lartë dhe inovative të mbështetjes së sipërmarrjes sociale që nxisin pajtimin dhe ndërtimin e një të ardhmeje të përbashkët në rajon. Kjo, në këmbim, do të kontribuojë në një përafrim më të mirë midis strukturave të AFP-së dhe tregut në zhvillim të sipërmarrjes sociale në vend. Më tej, duke zbatuar projektin në të gjithë Ballkanin Perëndimor, duke nxitur lëvizshmërinë dhe duke ndarë dhe shfaqur rezultatet e projektit, projekti synon të nxisë bashkëpunimin brenda rajonit dhe të forcojë ekosistemin rajonal.

Balkan Green Ideas

Balkan Green Ideas (BGI), projekt i mbështetur nga Rockefeller Brothers Fund fillimisht tani edhe me mbështetjen e ERASMUS+, inkurajon ndërmarrësit ambiciozë në Ballkanin Perëndimor në krijimin e ideve të biznesit të gjelbër që shfrytëzojnë burimet lokale dhe rigjallërojnë zinxhirët tradicional të zhdukur të prodhimit dhe tregjet me bazë komunitare.

BGI synon të kontribuojë në mënyrë thelbësore në ndërtimin e një rajoni paqësor, konkurrues dhe të begatshëm të Ballkanit Perëndimor, duke qenë vazhdimisht në ndjekje të qëndrueshmërisë mjedisore rajonale, Axhendës së re të Gjelbër për BB dhe promovimin e një programi mbështetje për ndërmarrjet e gjelbëra të qëndrueshme që do të kontribuojnë në drejtim të gjelbër Ballkanit dhe zonat ekonomikisht të qëndrueshme të vogla rurale dhe urbane në rajonin tonë.

Si objektiv ka të promovojë parimet dhe vlerat e politikës së qëndrueshme dhe të gjelbër midis të rinjve në çështjet që lidhen me zhvillimin ekonomik, shoqëror dhe politik të shoqërive të Ballkanit Perëndimor, si dhe të lidhë aktivistëve e rinj të gjelbër dhe përgatitjen e tyre për të identifikuar potencialet brenda komuniteteve të tyre për krijimin e iniciativave dhe bizneseve të gjelbra dhe të qëndrueshme të të rinjve në Ballkanin Perëndimor dhe Greqi për të fuqizuar rolin e tyre në vizionin për zhvillim të qëndrueshëm brenda rajonit.

SolarCollab: Një tranzicion i energjisë i udhëhequr nga të rinjtë

Projekti financohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS) dhe mbështet një tranzicion të drejtë energjetik në nivel komunal në Kosovë duke promovuar demokratizimin e energjisë.

Objektivat specifike:

  • OS1: Avokimi për reduktimin e barrierave ndaj BRE-ve, investimeve në EE dhe prosumerizmit;
  • OS2: Inkurajimi i pjesëmarrjes gjithëpërfshirëse të të rinjve në ekonominë e gjelbër përmes transferimit të njohurive;
  • OS3: Nxitja e investimeve të gjelbra në nivel komune në BRE dhe EE;

Projekti përfshin hulumtim bazë mbi barrierat ndaj investimeve në energjinë e rinovueshme, e ndjekur nga publikimi i një studimi dhe nënshkrimi i Memorandumit me bashkinë dhe një universitet për bashkëpunimin OJQ-qeveri-akademi. Një ceremoni inaugurimi do të prezantojë gjetjet e studimit dhe do të diskutojë sfidat dhe mundësitë e energjisë diellore.

 

Green Talk

Platforma "Green Talk" i dedikohet nxitjes së diskutimeve për çështjet e energjisë dhe mjedisit, si dhe promovimit të aktivizmit, adresimit të sfidave dhe eksplorimit të mundësive në sektorin e gjelbër të Kosovës. Qëllimi kryesor është të frymëzojë ndryshime pozitive dhe të inkurajojë adoptimin e praktikave të qëndrueshme në mesin e publikut.

Nëpërmjet platformës, BGF ofron një hapësirë për individët, akademinë, bizneset, shoqërinë civile dhe institucionet që të ndajnë nisma dhe praktika frymëzuese të gjelbra. Kjo synon të nxjerr në pah përpjekjet bazë dhe qasjet institucionale ndaj tranzicionit të energjisë dhe sfidave mjedisore. Folësit e “Green Talk”, përshtatin fjalimet dhe idetë e tyre sipas këtij qëllimi, duke ofruar njohuri dhe zgjidhje që mund të frymëzojnë të tjerët të ndërmarrin veprime në jetën dhe komunitetet e tyre.

Edicioni i katërt i "Green Talk" mbështetet nga Heinrich Böll Stiftung.

Environmental Capacity Building on Data use in Kosovo

Projekti 'Ndërtimi i kapaciteteve mjedisore mbi përdorimin e të dhënave në Kosovë’ zbatohet përmes mbështetjes së Agjencisë Suedeze të Mbrojtjes së Mjedisit.

Projekti i përgjigjet kërkesës për krijimin e pranisë lokale me objektiv ndërtimin e kapaciteteve mjedisore në Kosovë dhe avancimin e procesit të pranimit në BE me fokus në fushën e mjedisit.

Përmes këtij projekti, Balkan Green Foundation, si një Administrator Lokal, do të jetë një urë lidhëse midis ekipit Suedez dhe partnerëve të projektit në Kosovë në përmbushjen e këtij qëllimi, duke kontribuar që politikat mjedisore të implementohet dhe zhvillohet në mënyrë efektive, me kualitet të lartë, si dhe adresimin e çështjeve në lidhje me klimën dhe ajrin, biodiversitetin, zonat e ndotura, riciklimin dhe mbeturinat, mbikëqyrjen e mjedisit, si dhe hulumtimet mjedisore.

Road Map of Social Enterprises

Udhëzuesi i Ndërmarrjeve Sociale  mbështetet nga Erasmus Plus dhe i përgjigjet nevojave të partnerëve dhe komuniteteve të tyre në fushën e sipërmarrjes sociale duke përdorur mjete dixhitale në punën e të rinjve për të adresuar papunësinë e të rinjve dhe për të fuqizuar të rinjtë. 8 partnerë nga 8 vende do të punojnë për 24 muaj në mjetin dixhital për shkëmbimin e njohurive dhe rrjetëzimin në sipërmarrjen sociale.

Objektivi kryesor i projektit është të kontribuojë në krijimin e një mjedisi mbështetës social sipërmarrës në vendet pjesëmarrëse; për të zhvilluar një mjet të qëndrueshëm, një hartë, faqe interneti dhe aplikacion për rrjetëzim, shkëmbim njohurish rreth sipërmarrjes sociale me shembuj konkretë të ndërmarrjeve sociale dhe mjete që mbështesin bashkëpunimin ndërsektorial; për të mbështetur bashkëpunimin ndërmjet Programit dhe vendeve Partnere dhe zhvillimin e nismave të reja të projekteve që adresojnë papunësinë e të rinjve dhe zhvillimin e përspektivës së sipërmarrësve të rinjë.

Për më tepër, aktivitetet e parapara i kushtohen rritjes së kapaciteteve të organizatave rinore (trajnimi dhe mësimi online), hartimi i praktikave të sipërmarrjes sociale dhe zhvillimi i mjetit dixhital, hartës dhe kontributi në krijimin e një mjedisi mbështetës social sipërmarrës, duke i bërë sipërmarrjet sociale të dukshme dhe të aksesueshme (ngjarjet shumëfishuese ndërkombëtare dhe kombëtare).