Perspektiva energjetike e Ballkanit

Platforma PEB ofron një pasqyrim të shkurtër por gjithëpërfshirës të zhvillimeve në sektorin e energjisë në secilin nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor. Platforma siguron një paraqitje vizuale të të dhënave, duke treguar se aksesi efikas i energjisë elektrike dhe lidhja e strategjive brenda rajonit të Ballkanit Perëndimor do të nxisë procesin e bashkëpunimit dhe do të kontribuojë rajonalisht drejt avancimit të sistemeve të tyre energjetike, të udhëhequr nga angazhimet, detyrimet dhe objektivat e përbashkëta të Traktatit të Komunitetit të Energjisë.

Instrumentet për vlerësimin e politikave

Pakoja e instrumenteve për vlerësimin e politikave u zhvillua si pjesë e projektit “Green Rural Deal” financuar nga Iniciativa Evropiane për Klimë (EUKI) e Ministrisë Federale për Çështjet Ekonomike dhe Veprimin Klimatik. Kjo paketë instrumentesh politikash është një kornizë që ndihmon në zhvillimin e politikave gjithëpërfshirëse të rritjes së gjelbër që janë të integruara mirë në qëllimet e zhvillimit të zonës rurale dhe që kombinon me shumë instrumente të nevojshme për të krijuar një paketë politikash koherente dhe të qëndrueshme. Kjo organizohet rreth parimeve thelbësore të rritjes së gjelbër si gjithëpërfshirja, ndikimi social, transparenca; dhe qëndrueshmëri.