Helmi i Prishtinës që po na bën të vuajmë për çdo frymëmarrje
Helmi i Prishtinës që po na bën të vuajmë për çdo frymëmarrje Një mëngjes dimri në Prishtinë shpesh nis nën një qiell të rëndë dhe gri, ku ajri ndihet i rëndë dhe çdo...
27 nëntor 2019 - Si pjesë e fushatës ‘E ardhmja është e Gjelbër, Vepro Tani!’ E mbështetur nga Fondacioni Heinrich Böll, Balkan Green Foundation (BGF) organizoi një panel diskutimi mbi rolet dhe përgjegjësitë në zbutjen e ndotjes së ajrit në Kosovë. Ky diskutim synonte të adresonte zhvillimet e fundit në drejtim të ndotjes së ajrit dhe mundësive për të siguruar një mjedis më të shëndetshëm dhe ajër më të pastër për të gjithë. Nga 13 masat e propozuara për të adresuar ndotjen e ajrit në Kosovë (botuar në janar 2019), BGF paraqiti një raport progresi për veprimet e ndërmarra nga institucionet deri më tani. Ky raport përmban një analizë individuale të secilës masë dhe përmban informacione mbi reformat, nismat dhe aktorët e ndryshëm. Raporti gjithashtu përmban rekomandime të mëtejshme për qeverinë dhe qytetarët në mënyrë që të përmirësohet cilësia e ajrit në vend.
Paneli përbëhej nga Sabit Restelica nga Agjensia e Kosovës për Mbrojtjen e Mjedisit (KEPA), Leutrim Sahiti nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) dhe Elion Gerguri nga Balkan Green Foundation (BGF). Diskutimi u përqëndrua në veprimet e marra dhe mandatet e institucioneve përgjegjëse për të vepruar dhe zhvilluar politika për të zbutur ndikimet e ndotjes.
Leutrim Sahiti, Këshilltar i Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, duke iu referuar problemit të ndotjes së ajrit si problem i trashëguar, deklaroi se MESP ka bërë një përparim të madh në koordinimin e veprimeve të ndryshme që mund të ndikojnë në uljen e nivelit të ndotjes së ajrit. Njëra prej të cilave është vendimi për të ndaluar përdorimin e qymyrit në shkolla, si dhe në institucionet publike (qendrore dhe lokale). Për më tepër, me mbështetjen e BE-së, MESPka instaluar një program qendror për mbledhjen e të dhënave për cilësinë e ajrit nga stacionet e monitorimit dhe prezantimin e tyre në kohë reale (www.kosovo-airquality.com). Duke iu përgjigjur një pyetjeje nga një anëtar i audiencës në lidhje me gjobat e vendosura nga MESP, Sahiti tha se ministria ka shqiptuar rreth 1.500 gjoba në total për ndotës të ndryshëm (jo vetëm ato që lidhen me ajrin).
Sabit Restelica, Zyrtar për Monitorimin e Ajrit dhe Mjedisit në KEPA, theksoi se raportimi i të dhënave për ndotjen e ajrit në kohë reale është një hap i mirë pasi u siguron qytetarëve mundësinë për të qasur në informacion në çdo kohë. KEPA, si një agjenci brenda MESP, dëshmon interesin dhe mbështetjen e madhe nga donatorë të shumtë, si: Agjensia Japoneze e Bashkëpunimit Ndërkombëtar (JICA), Fondacioni Millennium Kosova (MFK), etj. Si rezultat i bashkëpunimit të tyre me JICA, KEPA është në pritje të rezultateve të studimit të JICA mbi ndotësit kryesorë të ajrit në Prishtinë, të cilat do të zbulojnë ndotësit kryesorë, si dhe masat përkatëse që duhet të merren. Rezultatet e një studimi të tillë do të shpallen brenda gjashtë muajve të ardhshëm. Ndërsa, mbështetja e tyre me MFK, konsiston në konfigurimin e analizuesve në stacionet që kanë pajisje që nxjerrin të dhëna për ndotjen e ajrit.
Elion Gërguri, Hulumtues në Balkan Green Foundation, gjatë prezantimit të raportit deklaroi faktin që sot qytetarët e Kosovës kanë qasje në të dhëna të vazhdueshme dhe në kohë reale për ndotjen e ajrit - të dhëna që vijnë direkt nga rrjeti shtetëror i monitorimit të cilësisë së ajrit. Gërguri tha se aktualisht të dhënat janë publikuar për shtatë komuna në Kosovë (Prishtinë, Mitrovicë, Gjilan, Hani i Elezit, Drenas, Prizren dhe Pejë). Çështja shqetësuese është fakti që stacionet e monitorimit të vendosura në zona të karakterizuara me ndotje të lartë të ajrit, siç është Obiliq, nuk kanë ende të dhëna në kohë reale. Sipas Gërgurit, është shumë e rëndësishme që stacioni në Obiliq të ketë raportime të vazhdueshme dhe në kohë reale gjatë gjithë vitit sepse është afër të dy termocentraleve të qymyrit të Kosovës.
Pjesëmarrësit nga audienca sugjeruan veprime shtesë për të cilat ata konsiderojnë se nuk merren parasysh nga institucionet. Disa prej tyre ishin: mungesa e kapaciteteve dhe vetëdijësimi për çështjen, mungesa e hapësirave të gjelbërta publike, nevoja për të monitoruar gjendjen e ndotjes së ajrit nga sektori i ndërtimtarisë, mungesa e pemëve halore - për shkak të kapacitetit të tyre më të madh thithës të ndotësve, nevojës për planifikimin dhe zhvillimin e sa më shumë zonave të ulëta të emietimit të cilat kufizojnë dhe pengojnë automjetet në mënyrë që të përmirësojnë cilësinë e ajrit, etj.
Diskutimi u përmbyll me marrëveshje që Qeveria e Kosovës duhet të adresojë seriozisht problemin e ndotjes së ajrit. Më tej, duke marrë parasysh që legjislacioni është tashmë në fuqi, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit (MIT) duhet të zbatojë udhëzimet administrative për kontrollin dhe matjen e emetimeve të automjeteve. Gjithashtu, Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) duhet të sigurojë që shfrytëzimi dhe shitja e qymyrit për individ është e ndaluar, siç kërkohet nga ligji për miniera. Shtë koha e fundit që interesi i publikut të vihet në krye të axhendave personale dhe politike.