BGF dhe Komuna e Klinës përurojnë investimet e mençura për rritje ekonomike lokale

06 April 2023

Dje, Balkan Green Foundation (BGF) në bashkëpunim me Komunën e Klinës organizoi ceremoninë e inaugurimit të investimeve të mençura të realizuara në kuadër të projektit ‘Green Cross -  Drejt Ekonomive Lokale të Gjelbërta me investime të mençura’.

Objektivi kyresor i projektit është promovimi i  rritjes së qëndrueshme të të ardhurave komunale duke përafruar politikat lokale me parimet e ekonomisë së gjelbër, duke investuar në iniciativa të mençura të energjisë së gjelbër dhe duke rritur efikasitetin e burimeve për të ofruar energji elektrike jo ndotëse dhe me cilësi të lartë për popullatën urbane dhe rurale të Klinës.

Ceremonia e inaugurimit paraqiti një platformë për të pranishmit për të u njohur me të arriturat e rëndësishme të projektit dhe për të diskutuar sfidat e së ardhmës.

Gjatë 3 viteve të projektit, BGF dhe Komuna e Klinës kanë instaluar:

• Panele fotovoltaike 70 kWP në 7 ndërtesa
• Panele për ngrohjen e ujit me kapacitet 15 kWT
• 800 drita LED
• 5 ngrohëse efiçiente
• 15 drita LED për ndriçim publik.

Përveç investimeve të mençura, aktivitetet e tjera tashmë të implementuara përfshijnë:

• 2 panaire për promovimin e vlerave natyrore dhe kulturore të zones
• 1 plan të veprimit (2021-2025) për shërbimet e ekosistemit dhe investimet e mençura
• 5 trajnime ndërkufitare për ngritje të kapaciteteve
• 1 vizitë studimore në jug të Shqipërisë
• 1 aksion për pastrimin e mbeturinave.

Projekti ‘Green Cross’ tashmë ka arritur sukses të jashtëzakonshëm si rrjedhojë e investimeve të mençura të energjisë së gjelbër, promovimit e bujqësisë së qëndrueshme dhe praktikave të gjelbra, si dhe ngritjes së kapaciteteve lokale. Kjo iniciativë gjithashtu tregoj përkushtimin e Komunës së Klinës për arritjen e rritjes së qëndrueshme ekonomike duke siguruar mbrojtjen e mjedisit.

Projekti "Green Cross - Drejt ekonomive të gjelbra lokale me investime të mençura" financohet nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri dhe zbatohet nga Balkan Green Foundation (BGF) dhe Komuna e Klinës në Kosovë; Qendra EDEN dhe Bashkia Has në Shqipëri.