BGF pjesëmarrëse në Dialogun e Berlinit për Tranzicionin e Energjisë 2023

31 March 2023

Berlin - Nga data 27-30 mars, Menaxherja e Programeve dhe Operacioneve të BGF, Rinora Gojani, mori pjesë në 'Dialogu i 9-të ndërkombëtar për Tranzicionin e Energjisë në Berlin (BETD 2023)' me temë 'Energiewende - Sigurimi i një Tranzicioni të Gjelbër'. 

Ky forum paraqiti një takim ndërkombëtar në mes palëve të interesuara në sektorin e energjisë, duke përfshirë politikëbërës, ekspertë nga industri, shkenca dhe shoqëria civile, për të ndarë perspektivat dhe mendimet e tyre mbi një tranzicion global të energjisë të sigurtë, të volitshëm dhe ecologjikisht të përgjegjshëm. BETD 2023 ofroi një platformë të shkëlqyer për pjesëmarrësit për të u njohur me tranzicionin e energjisë në Gjermani dhe në atë nivel ndërkombëtar.

Përveç kësaj, Rinora kishte privilegjin të merr pjesë në ‘Darkën e Grave - Gratë për Tranzicionin e Energjisë’, të organizuar nga Qeveria Federale Gjermane. Darka e Grave synonte të promovonte rolin e grave në tranzicionin e energjisë duke ofruar një atmosferë për rrjetëzim informal dhe shkëmbim të njohurive midis aktorëve femër në sektorin e energjisë.

Eventi 'Dialogu i 9-të ndërkombëtar për Tranzicionin e Energjisë në Berlin' ishte një iniciativë e përbashkët e Federatës Gjermane të Energjisë Rinpërtrishme (BEE), Shoqatës Gjermane të Energjisë Diellore (BSW), Agjencisë Gjermane të Energjisë (dena) dhe eclareon, dhe u  mbështet nga Qeveria Federale Gjermane.