Kampi RISE 2023: Ndërbashkimi i Sipërmarrësve Socialë nga i gjithë Rajoni

23 March 2023

Tiranë - Kampi Rajonal RISE mblodhi për të dytin vit radhazi mbi 40 sipërmarrës të rinj socialë, trajnerë, ekspertë, partnerë të projektit RISE dhe vendimmarrës nga Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Evropian. 

Ky kamp edukativ shënoi fillimin e kapitullit të inkubacionit, duke i dhënë mundësinë ndërmarrësve të rinjë të thellojnë njohuritë e tyre për tema të ndryshme dhe të përfitojnë nga ekspertiza e inkubatorëve vendas. Më konkretisht, menaxherët e projektit nga inkubatorët lokalë ofruan mbështetje për ekipet sipas nevojave të tyre specifike për modelin e biznesit, markën, pitching dhe shitjet dhe marketingun. Duke përshpejtuar mësimet, pjesëmarrësit ishin në gjendje të përmirësonin më tej projektet e tyre, të zhvillonin prototipe të produkteve dhe/ose shërbimeve dhe të krijonin një plan veprimi për hapin tjetër.

Aktiviteti përfundoi me prezentime të ekipeve të cilat u gjykuan nga juria,  ku tre ekipe u dalluan për punën e tyre të zellshme.
- Coffee Mates, i mbështetur nga ARNO, i kthen mbetjet e kafesë në pleh organik dhe produkte të tjera të ekonomisë rrethore.
- Soko Camp, i mbështetur nga Smart Kolektiv, redukton konsumin e ekranit të fëmijëve duke ofruar aktivitete në natyrë.
- Komunumo, i mbështetur nga IEC Tehnopolis, është një platformë digjitale që kombinon mësimin e gjuhës dhe shërbimet e punësimit për    migrantët, duke krijuar pavarësinë në rajon.

Një përmbledhje mbi pajtimin e të rinjve në Ballkanin Perëndimor

I nisur në vitin 2019, RISE mbështet sipërmarrjet sociale që kanë një ndikim pozitiv në ekosistemet e rajonit. Projekti nxit pajtimin në Ballkanin Perëndimor duke promovuar dhe fuqizuar sipërmarrjen sociale. Komponenti ndërkulturor përfshiu SEEYN, duke i lejuar sipërmarrësve të zgjerojnë kuptimin e tyre për dallimet kulturore në mjedisin e biznesit. Gjatë katër muajve të ardhshëm, të rinjtë do të marrin pjesë në programin rajonal të mobilitetit dhe do t'i zhvillojnë idetë e tyre të biznesit në prototipe funksionale, të cilat do të prezantohen gjatë Forumit Rajonal RISE në Shkup.

Ky projekt është bashkëfinancuar nga Agence Française de Développement, Bashkimi Evropian; Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO) dhe Zyra Rinore Franko-Gjermane (OFAJ). Projekti RISE zhvillohet në partneritet me Zyrën Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO), PULSE (Groupe SOS), Rrjetin Rinor të Evropës Juglindore (SEEYN), Zyrën Rinore Franko-Gjermane (OFAJ), ARNO, Balkan Green Foundation, Nesto vise, Smart Kolektiv, IEC Tehnopolis dhe Yunus Social Business Balkans.