Mbi njëqind sipërmarrës socialë në Forumin Rajonal RISE 2022!

13 September 2022

Më mbylljen e ciklit të dytë të Rrugëtimit të RISE, dhe në perspektivën e fillimit të ciklit të tretë, projekti i Inkubatorit Rajonal për Sipërmarrësit Socialë (RISE) ka organizuar një forum rajonal tre-ditor mbi Sipërmarrjen Sociale në Tiranë, Shqipëri në datat 6-8 shtator 2022.

Forumi mblodhi palët më të rëndësishme të ekosistemit sipërmarrës nga Ballkani Perëndimor dhe Evropa. Në këtë ngjarje morrën pjesë përfaqësues të një game të gjerë, duke përfshirë institucionet e qeverisjes qendrore dhe vendore nga rajoni, institucionet lokale, rajonale dhe ndërkombëtare të zhvillimit, OJQ-të, sipërmarrës socialë, akademikë ekspertë dhe mentorë.

Forumi i dytë Rajonal RISE, i mbështetur nga Zyra e Jashtme Federale e Gjermanisë, paraqiti një konferencë mbarë-rajonale e përqëndruar në rëndësinë e zhvillimit të mekanizmave mbështetës dhe kornizave ligjore për të nxitur sipërmarrjen sociale si një instrument i fuqishëm për zhvillimin social dhe ekonomik në rajon.

Nëpërmjet paneleve të ndryshme, diskutimeve dhe seminareve interaktive, pjesëmarrësit shkëmbyen ide, përvoja dhe praktika nga më të mira në të gjithë sektorët me folës, ekspertë, sipërmarrës socialë dhe start-up.  Ata diskutuan mbi gjendjen aktuale të sipërmarrjes sociale në rajon dhe praktikat më të mira për t’i hedhur dritë mbi nismat evropiane dhe perspektivën e Ballkanit Perëndimor. Duke sjellë së bashku aktorë të ndryshëm, kjo veprimtari synon të japë një platformë shkëmbimit të përvojave për të çuar ekonominë sociale të rajonit në nivelin tjetër.

Duke ofruar një kuptim më gjithëpërfshirës dhe të thelluar të inovacionit dhe sipërmarrjes sociale, forumi  reprezentoj një platformë e shkëlqyer për të motivuar sipërmarrësit e rinj socialë që të përfshihen në dialogun ndërkulturor dhe të nxënit, të ofrojnë mundësi për të përmirësuar aftësitë e biznesit dhe për të mbështetur rrjetëzimin midis bashkëmoshatarëve.

Projekti RISE është zhvilluar dhe monitoruar nga një konsorcium i përbërë nga Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO), PULSE (SOS Group), Rrjeti Rinor i Evropës Juglindore (SEEYN), Instituti Francez, dhe Zyra Franko-Gjermane e Rinisë (OFAJ), dhe zbatuar nga gjashtë inkubatorë lokalë: ARNO, Balkan Green Foundation, Nešto više, Smart Kolektiv, IEC Tehnopolis dhe Yunus Social Business.

Objektivi i përgjithshëm i RISE është të nxisë pajtimin në Ballkanin Perëndimor nëpërmjet promovimit dhe forcimit të sipërmarrjes sociale në rajon. Projekti hap hapësira të reja pajtimi për të rinjtë e Ballkanit Perëndimor përmes një programi rajonal për të mbështetur sipërmarrjen sociale.

Projekti RISE i nisur në vitin 2019 ka mbështetur tashmë 92 ekipe të përbëra nga 258 të rinj nga Ballkani Perëndimor në zhvillimin e ideve të tyre të biznesit social. Pjesëmarrësit morën pjesë në një sërë trajnimesh, seanca individuale të trajnimit dhe një program mentorimi. Njëzet e katër nga ato ekipe u shpërblyen me grante financiare prej 2,500 € dhe një program rajonal të inkubacionit. RISE është mbështetur për tre vite të tjera operimi dhe do të mbështesë të paktën 350 të rinj në të ardhmen.