BGF pjesë e debatit mbi ‘Sundimin e Ligjit dhe Mjedisin’

15 July 2021

Prishtinë, Kosovë - Visar Azemi, Drejtori Ekzekutiv i BGF, mori pjesë në debatin ‘Sundimi i Ligjit dhe Mjedisi’, organizuar nga GIZ Kosova, i cili nënvizoi ndërlidhjen në mes nevojave mjedisore dhe sistemet thelbësore ligjore, duke siguruar një bazë për diskutime mbi krijimin e një qeverisje mjedisore.

Për të përfaqësuar pikëpamjet mbi këtë çështje, të pranishëm ishin edhe Krenar Berisha, gjyqtar në departamentin e çështjeve administrative, Besar Mustafa, prokuror i shtetit, Bedri Halimi, kryeinspektor i inspektoratit të mbrojtjes së ujit.

Duke përfaqësuar sferën e shoqërisë civile, gjatë debatit, z. Azemi theksoi rolin e domosdoshëm të miratimeve ligjore në mbylljen e hendekut mes kornizave ekzistuese ligjore dhe agjendës së gjelbër dhe zbatimit të tyre. ‘Rëndësia e qëndrimit brenda kufijve të pragjeve të qëndrueshmërisë është e rrënjosur në kuptimin dhe zbatimin e ligjeve mjedisore. Përgjegjësia ndaj ligjeve mjedisore, vullneti politik më i theksuar, politikëbërja efektive, vlerësimi i duhur i ndikimeve mjedisore të projekteve dhe investimeve, dhe ndryshimi i normave etike të sjelljes së qytetarëve do t'i përgjigjen në mënyrë efektive presioneve mjedisore të ndryshimit klimatik dhe do të adresojë çështjet dhe pasojat sociale dhe ekonomike rezultuese.’ Z. Azemi shënoi.

Në këtë drejtim, Z. Halimi zbuloi këndvështrimin e inspektoratit, si një mekanizëm kyç në zbatimin e ligjeve, i cili theksoi një seri pengesash heterogjene të hasura në këtë fushë në një nivel praktik.

Z. Mustafa vazhdoi të theksojë rolin kyç që prokuroria luan në zbatimin e legjislacionit mjedisor duke adresuar veprat penale të kryera në dëm të mjedisit.

Në anën tjetër, z. Berisha theksoi rolin e gjyqtarit në zbatimin e legjislacionit në fushën e mjedisit dhe sa efektivisht zbatohet ky legjislacion në praktikë. Ndërsa ai nënvizoi rëndësinë e rolit gjyqësor në adresimin e këtyre çështjeve, ai gjithashtu theksoi nevojën për një divizion të veçantë të dedikuar veçanërisht për adresimin e këtyre çështjeve mjedisore.

Për të parë debatin e plotë klikoni këtu.