BGF pjesë e konferencës 'Energjitë e Ripërtëritshme, Sfidë për Kosovën?' nga Ambasada Franceze

25 March 2021

Dje, Balkan Green Foundation mori pjesë në konferencën “Energjitë e Ripërtëritshme, Sfidë për Kosovën?” organizuar nga Ambasada Franceze në kuadër të Javës së Frankofonisë. 

Pranvera Selimi nga Balkan Green Foundation, bashkë me panelistë të tjerë, diskutuan mbi sfidat dhe mundësitë për zhvillimin e energjisë së ripërtëritshme në Kosovë.

Znj. Selimi nënvizoi disa nga sfidat kryesore ekonomike, legale, teknike e sociale të Kosovës për tranzicion në energji me zero karbon, dhe se si këto sfida duhet të kapërcehen në mënyrë që të tërhiqen investime të huaja dhe të shfrytëzohen fondet e donatorëve ndërkombëtarë për zhvillim të këtij sektori.

“BGF vazhdimisht merr pjesë në aktivitete që kanë për qëllim ngritjen e vetëdijës mbi tranzicionin e energjisë. Energjia e ripërtëritshme duhet të marrë më shumë vëmendje nga ana e qeverisë dhe investitorëve sepse ka rëndësi qëndrore si pjesë shtytëse drejt zhvillimit të qëndrueshëm.”