23 June 2021
Menaxherja e Programeve dhe Operacioneve e Balkan Green Foundation, Rinora Gojani, ishte pjesë e panelit të diskutimit, 'Zërat nga rajonet e qymyrit mbi tranzicionin e drejtë’, të mbajtur brenda kornizës së Nismës për rajonet thëngjillore në tranzicion në Ballkanin Perëndimor dhe Ukrainë e cila drejtohet nga Komisioni Evropian dhe partnerët e tij ndërkombëtarë. Paneli bashkoi në diskutim gjithashtu përfaqësues të shquar që luajnë rol kontribues në avancimin e ndryshimit brenda komunitetit të energjisë, Igor Golubović, Kryetar i Pljevlja, Mali i Zi; Sonja Risteska, Menaxhere e Projektit të Evropës Juglindore, Agora Energiewende; Viktor Berishaj, Koordinator i Politikës së Energjisë dhe Klimës për Evropën Juglindore, Rrjeti i Veprimit për Klimën; Jovanka Bogavac, Anëtare e Parlamentit, Mali i Zi.
Panelistët elaboruan mbi gjendjen aktuale brenda sektorit të energjisë brenda rajonit dhe paraqitën perspektivat e tyre mbi hapat e ardhshëm drejt një tranzicioni të drejtë, duke përshkruar trendet, sfidat dhe mundësitë brenda kësaj fushe, dhe duke i dhënë theks rëndësisë së kanalizimit të përpjekjeve drejt dekarbonizimit të rajonit dhe përafrimi me rrugën evropiane.
Znj. Gojani, në këtë drejtim, i referohet mbështetjes së Kosovës në termocentralet e vjetra të thëngjillit dhe pasojave të kornizës ekzistuese energjetike. Ajo theksoi nevojën për një qasje gjithëpërfshirëse që do të mbështesë kapacitetin për përfshirjen e tranzicionit të drejtë në agjendat shtetërore dhe rajonale dhe mekanizmat e dialogut ndër-sektorial dhe socio-ekonomik. 'Politikat rajonale si dhe ato kombëtare zhvillimore duhet të luajnë një rol në konsolidimin e objektivave të largimit nga qymyri që lejojnë futjen e burimeve të ripërtëritshme në shkallë më të lartë në rrjetin energjetik kombëtar dhe rajonal.' Ajo vazhdoi te nenvizoj se "Nëse hartimet e politikave dhe strategjive bazohen në kornizën e tranzicionit të drejtë që është në përputhje me qëllimet nacionale të dekarbonizimit dhe infrastrukturën ekzistuese, ato do të lejojnë një mjedis i cili mundëson çuarjen përpara të ndryshimeve transformuese që adresojnë jo vetëm shqetësime mjedisore, por edhe ekonomike, si dhe shoqërore njëkohësisht. Zhvillimi i Planit Kombëtar të Energjisë dhe Klimës (i cili është aktualisht në proces) në Kosovë ofron një mundësi për të rritur ambiciet në këtë fushë, për të përcaktuar datat e ndërprerjes së karburanteve fosile dhe për të azhurnuar planet aktuale, joreale kombëtare dhe hapur rrugën për implementimin e objektivave në përputhje me ato të BE-së. Investimet dhe synimet duhet të marrin parasysh çmimin përfundimtar të vendosur gjithashtu për qytetarët dhe komunitetet e biznesit.'
Z. Goluboviç theksoi përparësitë e objektivave të tranzicionit të drejtë përmes prizmit të përfshirjes së komunitetit lokal në proceset e vendimmarrjes, duke nënvizuar një sërë sfidash përfshirë mungesën e përcaktimit për zgjidhjen e çështjeve mjedisore, mungesën e koordinimit në mes nivelit lokal dhe kombëtar, ndërsa nënvizoi gjithashtu mungesën e financimin dhe fushatat ndërgjegjësuese - kjo e fundit nevojë e bazuar në mungesën e informacionit në mesin e qytetarëve për procesin e tranzicionit. Tutje, Znj. Bogavac, shënoi se për të kapërcyer këto sfida, rajoni duhet të shkëmbejë përvoja dhe të bashkëpunojë në mënyrë që të përparojë gradualisht dhe të harmonizohet me direktivat e BE-së.
Znj. Risteska elaboroi mbi flotën e vjetër të impianteve të linjitit dhe se çfarë nënkuptojnë mundësitë nga Marrëveshja e Gjelbër për modernizimin e Ballkanit Perëndimor, duke nënvizuar rëndësinë për heqjen e qymyrit dhe sensin ekonomik të këtij procesi. 'Burimet e ripërtëritshme janë opsioni ‘pa keqardhje’ dhe mbrojnë kundër çmimeve të karbonit' ajo shënoi gjatë prezantimit të saj.
Z. Berishaj, i dha theks rëndësisë së Deklaratës së Sofjes dhe kornizave të ngjashme që mbështesin iniciativat ekzistuese drejt tranzicionit të drejtë dhe dekarbonizimit të ekonomive, ndërsa nënvizoi nevojën për legalizimin e angazhimit politik për implementimin e planeve të dekarbonizimit.
Paneli u përmbyll me dhënien në fokus të rëndësisë së bashkëpunimit rajonal dhe ndër-sektorial, duke nënvizuar frymën e Iniciativës drejt tranzicionit të energjisë, i cili synon të nxisë dialogun përmes rajoneve dhe ndërmjet akterëve të ndryshëm nëpërmjet ndarjes së njohurive dhe eksperiencave, ndërtimit të kapaciteteve ndërmjet rajoneve thëngjillore në Ballkanin Perëndimor dhe Ukrainë, dhe ato në BE. Po ashtu u potencua se iniciativa do të ndihmojë rajonet thëngjillore të realizojnë qasje në financim për projektet ose programet e tranzicionit, bazuar në burime të ndryshme të disponueshme nga Komisioni Evropian, Banka Botërore, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, dhe Banka Evropiane e Investimeve.
Iniciativa drejtohet nga Komisioni Evropian dhe gjashtë partnerë bashkëpunues ndërkombëtarë: Banka Botërore, Sekretariati i Komunitetit të Energjisë, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD), Banka Evropiane e Investimeve (EIB), Fondi Kombëtar për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Menaxhimin e Ujërave (NFOSiGW) në Poloni, dhe Kolegji i Evropës në Natolin.