Vizita në Parkun Kombëtar të Blinajës - KSDW 2021

18 June 2021

Sot, Balkan Green Foundation, në kuadër të Kosovo Sustainable Development Week, organizoi një vizitë në parkun nacional Blinaja, vend i cili qëndron si një simbol kombëtar për ruajtjen e vlerave natyrore.

Qëllimi i aktivitetit ishte të rrisë ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e biodiversitetit, pyjeve, faunës së egër dhe llojeve të bimëve, veçanërisht për të rinjtë, ku të pranishëm ishin nxënës nga katër shkolla të ndryshme brenda komunës së Prizrenit. 

Vizita përfshiu shëtitje në shtigjet e Blinajës, si dhe angazhimin në aktivitete me qëllim edukimin e nxënësve mbi vlerat natyrore, ku ata edhe u shpërblyen me libra mbi këtë temë.