BGF feston 7 Vjetorin e Themelimit

15 January 2021

Që nga themelimi ynë në vitin 2014, ne kemi vendosur një qëndrim të fortë në ndjekjen e ofrimit të axhendës rajonale të qëndrueshmërisë, ku një nga bazat kryesore të udhëtimit tonë ishte besnikëria ndaj vizionit tonë për një zhvillim të qëndrueshëm, të drejtë dhe gjithëpërfshirës për rajonin e Ballkanit.

Përpjekjet tona janë përqëndruar për krijimin e një lëvizjeje transformuese drejt një të ardhme të qëndrueshme përmes avokimit, hulumtimit dhe analizës së politikave dhe bashkëveprimit me akterët për të mbështetur politikat e zhvillimit të qëndrueshëm.

Nxitja e hapësirave të reja për pajtim për të rinjtë e Ballkanit Perëndimor përmes ndërmarrjes sociale ka qenë një element i rëndësishëm në veprimtarite tona, si dhe fuqizimi i qytetarëve përmes sigurimit të granteve të shumta, mundësive të ndërtimit të kapaciteteve dhe iniciativave të arsimit joformal.

Në thelb të vlerave tona qëndrojnë transparenca dhe bashkëpunimi i fortë me partnerët, donatorët dhe mbështetësit tanë të cilët kanë pasur një rol të fortë në mundësimin e një ambienti për punë jetike në nivel kombëtar dhe rajonal drejt zhvillimit të qëndrueshëm.

Ndjekja e misionit tonë do të hapë rrugën për përpjekjet tona të ardhshme dhe do të çojë më tej qëndrimin tonë si OJQ kryesore për të mbrojtur dhe promovuar zhvillimin e qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor.