BGF pjesë e Forumit Think Tank të Ballkanit Perëndimor në Shkup

09 March 2020

Balkan Green Foundation (BGF) mori pjesë në Forumin Think Tank ‘Stimulimi i autonomisë strategjike - Kontributi i Ballkanit Perëndimor për një të ardhme të përbashkët Evropiane ’ të organizuar nga Instituti për Demokraci ‘Shoqëritë Civile ’- Shkup (IDSCS).

Menaxherja e Programit të BGF, Rinora Gojani, mori pjesë si folëse në panelin e parë, ku u diskutua për Marrëveshjen e Re të Gjelbër. Zonja Gojani foli për rëndësinë e kontributit aktiv nga Ballkani Perëndimor në strategjitë dhe politikat evropiane dhe ofroi zgjidhje për një rajon të qëndrueshëm dhe miqësor ndaj mjedisit.

Zonja Gojani theksoi nevojën për një vullnet më të madh politik për të arritur qëllime për emetimin e karbonit dhe neutralitetin e klimës dhe një qeverisje më të fortë për një tranzicion të drejtë në Ballkanin Perëndimor.

Gjatë ngjarjes që zgjati për tre ditë, ekspertët, përfaqësuesit e shoqërisë civile, qendrat e mendimit, akademitë, zyrtarët qeveritarë etj. Diskutuan fusha të ndryshme sfiduese të integrimit Evropian përfshirë çështje të konvergjencës ekonomike dhe sociale, çështje mjedisore dhe kërcënime hibride. Vështrime më të përgjithshme mbi të ardhmen e Evropës, bazuar në njohuritë dhe ekspertizën e akumuluar në Qendrat e Mendimeve Evropiane, që synojnë të frymëzojnë dhe inkurajojnë pjesëmarrësit dhe qeveritë njësoj të ndërmarrin hapa ambicioz drejt një të ardhme të përbashkët Evropiane.