Komiteti Drejtues bashkon akterë të rëndësishëm për ndikim të qëndrueshëm në projektin 'Kosovo Green Action'

26 January 2024

Më 24 janar në kuadër të projektit tonë ‘Kosovo Green Action’ organizuam një takim të komitetit drejtues me akterë të rëndësishëm të përbërë nga partnerë të projektit dhe përfaqësues nga UNDP Kosova, GIZ Kosova, Zyra e BE-së në Kosovë, Gjelbër dhe Ministria e Ekonomisë.

Komiteti Drejtues do të jetë i përkushtuar për të nxitur sinergjitë dhe për të maksimizuar ndikimin tonë kolektiv në projekt. Së bashku, partnerët dhe palët e interesuara diskutuan drejtimet strategjike, propozuan rekomandime për zbatimin e projektit dhe forcuan bashkëpunimin midis palëve kryesore të interesuara.

Qëllimi i përgjithshëm i këtij eventi ishte shndërrimi i diskutimeve bashkëpunuese për një të ardhme më të gjelbër dhe më të qëndrueshme në Kosovë.

Projekti “Kosovo Green Action” financohet nga Banka Botërore në kuadër të grantit të Partneritetit Global për Përgjegjësi Sociale (GPSA) dhe zbatohet nga Balkan Green Foundation dhe partnerët tanë lokalë Open Data Kosovo dhe Lëvizja Fol.