BGF përzgjedh fituesit në kuadër të programit RISE

21 February 2024

Inkubatori Rajonal për Sipërmarrësit Socialë (RISE) është një nismë që synon të fuqizojë të rinjtë në Ballkanin Perëndimor për të krijuar ndryshime pozitive sociale dhe mjedisore brenda komuniteteve të tyre. Duke punuar në bashkëpunim me dhjetë partnerë, RISE mbështet sipërmarrësit socialë të rinj duke u ofruar atyre mjetet dhe burimet e nevojshme për zhvillim e idesë.

Një nga fazat kryesore në Udhëtimin RISE është Kapitulli i Ideimit. Në kulmin e kësaj faze, që u  organizua nga Balkan Green Foundation është ngjarja e rëndësishme e njohur si "Dita e Demonstrimit". E bashkëfinancuar nga Agence Francaise de Developpement dhe Bashkimi Evropian, kjo ngjarje shërben si një platformë për sipërmarrësit e rinj për të paraqitur idetë e tyre të biznesit social para një jurie të pavarur. Objektivi ishte identifikimi dhe njohja e dy ideve më premtuese të sipërmarrjes sociale, të cilat më pas do të kalojnë në Kapitullin e Inkubacionit.

Ekipet Creative Cultural Hub dhe Hhayatelier fituan konkursin dhe fituan mundësinë e pjesëmarrjes në Kapitullin e Inkubacionit, duke filluar me një Bootcamp tre-ditor rajonal në Budva, Mali i Zi, dhe secili do të marrë një grant për zhvillimin e biznesit dhe lëvizshmërinë prej 3,000 €.

Creative Cultural Hub synon ta transformojë Malishevën, një qytet i pazhvilluar kulturalisht në Kosovë, në një hapësirë ku komuniteti artistik mund të lulëzojë. Duke promovuar artin dhe kulturën, kjo nismë synon të angazhojë dhe edukojë komunitetin për rëndësinë e shprehjes artistike.

Hhayatelier trajton çështjet mjedisore duke transformuar materialet e mbeturinave në opsione ndriçimi miqësore me mjedisin. Duke ofruar alternativa të qëndrueshme, kjo nismë kontribuon në reduktimin e mbetjeve dhe promovimin e ndërgjegjësimit mjedisor.

Një ekip i tretë meritor është përzgjedhur për të marrë pjesë në ekspediten RISE, një program mobiliteti që synon takimin e sipërmarrësve socialë në rajon. Duke adresuar nevojën për hapësira të sigurta, Bubble synon të bashkojë dhe fuqizojë komunitetin LGBTIQ+ në Kosovë. Duke ofruar vende pune, mundësi skene dhe një hapësirë të sigurt, Bubble kërkon të thyejë barrierat dhe të inkurajojë pjesëmarrjen aktive në lëvizjen për ndryshime pozitive.

Përveçse është një demonstrim i jashtëzakonshëm i përkushtimit të të rinjve të rajonit, kjo ngjarje ofron një mundësi të paçmuar rrjetëzimi. Duke përfshirë këta individë me ndikim në procesin e përzgjedhjes, Projekti RISE shpreson të nxisë lidhjet midis akterëve të ndryshëm në ekosistemin e sipërmarrjes sociale. Për më tepër, për sipërmarrësit pjesëmarrës, ditët demo shërbejnë si një portë për t'u angazhuar me figura të tjera kyçe brenda ekosistemit, duke ofruar mundësinë e mbledhjes së mbështetjes për projektet e tyre në të ardhmen.

Për më shumë informacion mbi programin RISE, vizitoni lidhjen e bashkangjitur këtu.