'RISERS' FILLUAN ME RRUGËTIMIN DREJT KRIJIMIT TË NJË TË ARDHME ME TË MIRË PËR KOMUNITETET E TYRE

17 December 2022

"RISE - Inkubatori Rajonal për Sipërmarrësit Social” ka nisur zbatimin e fazës së dytë të projektit, duke vazhduar të mbështesë idetë e biznesit social që tentojnë të krijojnë një vend më të mirë në rajonin e Ballkanit Perëndimor. RISE fokusohet në bashkëpunimin, shkëmbimin e ideve dhe edukimin e bashkëmoshatarëve, duke besuar fuqimisht se të rinjtë mund të mësojnë, të rriten dhe të bëjnë ndryshime duke punuar së bashku.

Programi përbëhet nga një fazë ideimi dhe një fazë inkubimi, duke synuar t'u mundësojë drejtuesve të projektit të zhvillojnë zgjidhje inovative për sfidat me të cilat përballen komunitetet e tyre. Në këtë mënyrë, programi fuqizon të rinjtë që të bëhen aktorë të ndryshimit brenda komunitetit(eve) të tyre duke zhvilluar zgjidhje me ndikim të lartë social dhe mjedisor.

Për këtë fazë, Balkan Green Foundation (BGF) do të punojë për 4 muaj në zbatimin e fazës së ideimit me shtatë (7) ekipe kreative dhe të motivuara:

UNITED - dëshiron të krijojë një partneritet me restaurantet lokale dhe fermerët vendas për të njoftuar dhe për t'i lidhur nevojat/ofertat e tyre me një platformë digjitale.

REUSE- një ide me ndikim mjedisor që tenton të prodhojë filamente nga riciklimi i plastikës.

KLINIKA JONË - synon të krijojë një platformë mjekësore ku njerëzit mund të kenë akses në artikuj të thjeshtë mbi simptomat/sëmundjet, të shkruara nga mjekë profesionistë.

FREEDOM TO DREAM - dëshiron të përmirësojë sistemin arsimor të Kosovës, veçanërisht për personat me aftësi të kufizuara. Ekipi dëshirojnë t'i ndihmojnë ata të marrin arsimin për të cilin ëndërrojnë.

ARCADE - një ide eko-miqësore që përfshin lodra të cilat do të ndihmojnë në rritjen e ndërgjegjësimit të brezit të ri për të bërë zgjedhje të qëndrueshme.

CHERRY PICK - janë të motivuar për të krijuar një platformë biol-eximi për njerëzit që duan të lexojnë shpejt, kështu duke ndikuar në reduktimin e librave të printuar në të ardhmen.

PANACEA - synon të luftojë mbi fuqizimin e grave të cilave u mungon formimi profesional dhe arsimor, duke krijuar një fermë aloe vera për të prodhuar produkte nga kjo bimë.

Inkubatorët Lokal - RISE po zbatohen nga gjashtë organizata nga rajoni: Balkan Green Foundation (Kosovë); ARNO (Maqedonia e Veriut); Nešto Više (Bosnjë dhe Hercegovinë); Smart Kolektiv (Serbi); IPC Tehnopolis (Mali i Zi); dhe Yunus Social Business Balkans (Shqipëri).

Konsorciumi dhe Mbështetësit - Ky projekt mbështetet nga Agence Française de Développement, Bashkimi Evropian dhe Zyra Rajonale e Bashkëpunimit Rinor (RYCO) si dhe zhvillohet dhe monitorohet nga Konsorciumi i përbërë nga Bashkimi Evropian, RYCO, PULSE, SEEYN dhe Rinia Franko-Gjermane. Zyra (FGYO).

Për të mësuar më shumë rreth RISE - Inkubatori Rajonal për Sipërmarrësit Social, klikoni këtu.