BGF mbajti punëtorinë e dytë në kuadër të projektit Green Rural Deal

08 July 2022

Kamenicë - Më 7 korrik, Balkan Green Foundation (BGF) organizoi punëtorinë e dytë në kuadër të projektit "Marrëveshja Rurale e Gjelbër - Strategjitë e Tranzicionit të Qëndrueshëm dhe të Menqura për Komunat Rurale".

Punëtoria interaktive me temën "Zhvillimi i projekteve të qëndrueshme në Komunën e Kamenicës", mblodhi përfaqësues nga institucionet publike të komunës dhe organizatat joqeveritare dhe kishte për qëllim rritjen e njohurive të pjesëmarrësve për hartimin e një projekt propozimi.

Në pjesën e dytë të punëtorisë, pjesëmarrësit testuan aftësitë e fituara nga pjesa e parë e seminarit duke hartuar ide projektesh dhe më pas duke i ndarë ato me të gjithë grupin. Ideja e parë e projekt-propozimit u fokusua në "Auditimin energjetik, identifikimin dhe investimin në tri (3) ndërtesa kolektive në qendër të qytetit për të përmirësuar performancën e tyre energjetike në Komunën e Kamenicës" dhe e dyta fokusohej në "Rritjen e numrit të vizitorëve në Komuna e Kamenicës”. Të dy idetë e projektit u përmirësuan nga reagimet e marra gjatë pjesës së diskutimit.

Projekti “Green Rural Deal - Strategjitë e Tranzicionit të Qëndrueshëm dhe të Menqura për Komunat Rurale” mbështetet nga Iniciativa Evropiane për Klimë e Ministrisë Federale për Mjedisin, Ruajtjes së Natyrës dhe Sigurinë Bërthamore, dhe është një iniciativë ndërmjet Balkan Green Foundation, Instituti Wuppertal, Germanwatch, Asociacioni Rajonal i Pushtetit Lokal të Maqedonisë Perëndimore dhe Fondacionit RES.